Aksident i rëndë në Shqipëri me 6 persona të lënduar

E publikuar: 11/12/2023 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Si pasojë 6 persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Njoftimi:

Dy qytetarët me iniciale A.S. dhe GJ.P. janë aksidentuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotshëm në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Nga ky aksident janë plagosur 6 persona, 3 pasagjerët e qytetarit A.S. dhe 3 pasagjerët e qytetarit GJ.P.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.

“Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.