Ja shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës(Video)

E publikuar: 09/04/2015 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kushtetuta e Kosovës, ndonëse është e re krahasuar me kushtetutat e vendeve të tjera, gjatë zbatimit të saj në praktik është parë se ka plot mangësi.
Juristet por edhe vet anëtaret që e kanë draftuar këtë dokument janë të pajtimit se akti më i lartë juridik ka nevojë që t’i nënshtrohet një ndryshimi dhe plotësimi.
Kushtetuta në këto shtatë vjet pos që është shkelur nga liderë politik është shkelur edhe nga institucionet.
Në emër të shkeljeve kushtetuese janë larguar dy president: Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli. I pari për shkak të mbajtjes së postit të kryetarit të partisë, ndërsa i dyti për shkak të procedurave të ndjekura në Kuvend.
Fati i Pacollit, e përcolli më pas edhe kryeministrin aktual Isa Mustafa, kur vitin e kaluar u zgjodh kryetar i Kuvendit. Gjykata Kushtetuese, e cilësoj si antikushtetuese procesin e zgjedhjeve së tij, pasi seanca konstituive ishte mbyllur nga kryesuesja Brovina.
Mirëpo, lista me shkelës të Kushtetutës është më e gjatë. Në këtë listë ndodhen kryetar të komunave.
Madje Avokati i Popullit, Sami Kurteshi po pretendon se edhe presidentja aktuale e ka shkelur Kushtetutën, më rastin e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese.
Njëjtë pretendohet se Kushtetuta është shkelur edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.