Burri e tradhtoi me shoqen esaj: Ja çfarë i bëri ajo!
Michelle Mone, pronarja e veshjeje të brendshme “Ultimo”, ka treguar për gazetën Daily Mail se si ka “luftuar” më burrin e saj për të mbajtur kompaninë pas divorcit me bashkëshortin Michael.
“Gjithmonë kam ëndërruar të kisha një shtëpi të madhe dhe të bukur. Pasi u martova kisha çdo gjë që doja. Një kuzhinë të madhe, një sallon të bukur dhe 6 dhoma gjumi. Dollapi im i rrobave ishte gjigant dhe kisha shumë sirtarë me këpucë”, ka treguar ajo.
Për shkak të luksit të madh në shtëpinë e saj në Glasgow prindërit nuk e takonin shpesh pasi ndiheshin keq.
Por shumë shpejt kjo “përrallë” nuk zgjati shumë kur në shtëpinë e tyre hyri një vajzë e re e quajtur Samantha Bunn.
“U njoha me Samanthan. Ishte 9 vjet më e vogël se unë, dhe në atë kohë kishte problem me të dashurin. Më erdhi keq për të dhe e punësova si kreatore. Jetonte në shtëpi me ne dhe shumë herë hanim në një tryezë”, shpjegon Michelle.
Gruaja e 3 fëmijëve, të rritur tashmë, tregon se Samantha rrinte shumë më burrin e saj dhe kishte dyshime se ai e tradhtonte. Pasi Michelle punëson një detektiv, ai i sjell foto të burrit të saj duke shkuar në një hotel me Samanthën.
“U bëra shumë keq. Nuk e dija se ç’do bëja. Por shkova në shtëpi, ua përplasa fotot të dyve në fytyrë dhe i kam sharë. Më pas mora një thikë dhe kam prishur makinën e Michael, një Porsche 100 mijë dollarë. Duke mos u mjaftuar me kaq rrobat e tij i kam prerë më gërshërë, pothuasje të gjitha”, ka rrëfyer Michelle për gazetën, transmeton panorama.
Ajo tregon se pasi kanë luftuar në gjyq për të ndarë pasurinë, kanë shitur shtëpinë superluksoze dhe gruaja bashkë me 3 fëmijët janë transferuar në një shtëpi të thjeshtë.
“Jam e lumtur që kompaninë “Ultimo” e kam unë sepse është ndër më të suksesshmet. Kam kaluar vite të tëra në gjykatë për ta fituar këtë të drejtë. Tani Michael dhe Samantha janë fejuar dhe kanë hapur një kompani për të më konkurruar. Por unë dua të kaloj kohë me fëmijët e mi dhe ti përkushtohem kompanisë sime”, ka përfunduar Michelle për “Daily Mail”.