Katër persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në Gruenau im Almtal, një fshat në Austrinë e Epërme.
Autoritetet austriake thanë të shtunën se kanë gjetur trupat e katër personave pas rrëzimit të aeroplanit në Austrinë perëndimore, raportojnë mediat e huaja.
Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë nisi pas gjetjes së mbeturinave të aeroplanit në zonën malore, ku kishte pasur reshje të dendura bore.
Policia deklaroi se është nisur për aksidentin, dhe nuk dihet shkaku i rrëzimit e destinacioni përfundimtar i fluturimit. Ende nuk janë identifikuar viktimat.