Tre makina luksoze janë përplasur mëngjesin e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në Kashar ku njëra prej makinave luksoze është batuar duke hipur mbi trafik-ndarësen e betonit. Dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë është bërë një parakalim i gabuar. Range ka shtyrë mbi bordurë Audin teksa Benzi me targa angleze ka përplasur dy mjetet nga pas.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesve deri më tani. Pritet të zbardhet dinamika e aksidentit në vijim. Aksidenti i trefishtë ka përkeqësuar radhët e gjata të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës./albeu