Fëmija i zhdukur ukrainas gjendet te aleati i Putinit

E publikuar: 23/11/2023 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aleat kryesor politik i Vladimir Putin ka adoptuar një fëmijë nga një shtëpi fëmijësh në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga Panorama e BBC-së.

Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, përmendet në rekordin e birësimit të një vajze dyvjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar, raporton Klan Kosova.

Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi.

Mironov i mohon akuzat.

Fëmija, i quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 që u zhdukën nga Shtëpia Rajonale e Fëmijëve Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit.

Ata janë në mesin e rreth 20,000 fëmijëve që, sipas qeverisë ukrainase, janë kapur nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë më 2022.