Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake të ushtrisë gjermane

E publikuar: 23/11/2023 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kadeti Edison Ukaj, ka diplomuar në akademinë ushtarake të ushtrisë gjermane.

Më tej bëhet e ditur se në ceremoninë e organizuar në ambasadën e Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundesëehr i dorëzuan diplomën kadet Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

“Nga një fjalë rasti zv. ambasadorja Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani Nënkolonel Besim Gashi falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundesëehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.” – thuhet në njoftim.