Një kolonë e madhe kamionësh me ndihma është rreshtuar në anën egjiptiane, të pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, në gatishmëri për fillimin e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Zyra e shtypit e qeverisë egjiptiane, i tha CNN të enjten se nuk është ende e qartë se çfarë lloj ndihme, apo sa ndihma do të lejohet në Rripin e Gazës.
Të mërkurën, drejtori i zyrës së shtypit të qeverisë egjiptiane, Ayman Walash tha se gjithsej 2.222 ton ndihma mjekësore ishin dorëzuar përmes vendkalimit Rafah që nga fillimi i luftës, po ashtu edhe 6.063 tonë ushqim, 4.625 ton ujë dhe 1.407 ton ndihma të tjera.
Ai tha se 378 ton karburant ishin dorëzuar që nga 21 nëntori, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Përpara shpërthimit të luftës Izrael-Hamas, rreth 455 kamionë hynin në Gaza çdo ditë me furnizime ndihme, sipas Kombeve të Bashkuara.