Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Samitin e Diasporës të zhvilluar në Pallatin e kongreseve në Tiranë.
Rama tha se është hera e parë në 111 vite ekzistencë të shtetit shqiptar, që Arbëria dhe arbëreshët nuk janë thjesht nujë prezencë për të shtuar një panoramë folklorike, por janë këtu të pranishëm përmes përfaqësuesve të tyre.
Ai tha gjithashtu se po punohet për të arritur një binjakëzim të bashkive shqiptar me komunat arbëreshe në mënyrë që bashkëpunimi mes tyre të jetë më i madh.
“Puna mua më ka çuar në shumë vende dhe shumë kultura të ndryshme, por emocioni i vizitës te arbëreshët më ka mbetur në një raft të veçantë të kujtesës si ato librat e miniaturave të mrekullueshme. I kam të pashlyeshme mbresat e sheshit të vogël të qytezës së parë ku zbritëm, vallet dhe këngët e fëmijëve arbëreshë që na uruan mirëseardhjen dhe pasionin dhe merakun për gjuhën që na e shprehnin në të gjitha takimet.
Pikërisht atje lindi ideja e kësaj dite të veçantë arbëreshe dhe për herë të parë në 111 vite ekzistencë të shtetit shqiptar që Arbëria dhe arbëreshët nuk janë thjesht një prezencë për të shtuar një panoramë folklorike, por janë këtu të pranishëm përmes përfaqësuesve të tyre dhe përmes kësaj përpjekje të përbashkët për të vendosur një gurë në një rrugë që duhet ta vazhdojmë se bashku.
Atje lindi ideja për të ndërtuar një proces duke ecur dorë për dore në funksion të një mbështetje më të strukturuar dhe sistematike që shteti shqiptar duhet ti japi këtij thesari të historisë sonë të cilin pasioni dhe amaneti i trashëguar brez pas brezi e ka ruajtur në kaq shumë shekuj. Edhe pse arbëreshët janë integruar tërësisht në bashkësinë e madhe italiane, të gjitha të mirat e asaj bashkësie nuk ia kanë tretur fuqinë atij amaneti i cili po sfidohet jo nga neglizhenca e arbëreshve por nga koha e cila po sjell shumë fortuna të natyrës demokravike për të gjithë dhe njëkohësisht po sjell të reja të paimagjinueshme për fëmijët, të cilët po kthehen në një shqetësim botëror për gjuhën, e jo më për një gjuhë si gjuha arbëreshe.
Kemi vendosur të hapim këtë proces me komunat arbëreshe që doi të vazhdojë me një binjakësim të të gjitha vashkive tona me të gjitha komunat arbëreshe, jemi pak a shumë me numra të përafërt, ne kemi pak më shumë. Do të ndërtojmë një program të posaçëm të mbështetur nga qeveria për bashkitë për ti dhënë jetë këtij binjakëzimi dhe për ta kthyer në një urë që të krijojmë mundësi komunikimi të vazhdueshëm mes komunitetit arbëreshë dhe Shqipërisë.”