Izraeli do t’i testojë ministrat për të parandaluar “rrjedhjen e informacionit”

E publikuar: 21/11/2023 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izraeli po përgatit projekt-ligj për të testuar ministrat me një detektor gënjeshtre për të parandaluar “rrjedhjen e informacionit” nga mbledhjet e kabinetit.

Siç raporton televizioni shtetëror izraelit KAN, Zyra e kryeministrit izraelit planifikon projekt-ligj për të testuar ministrat me një detektor gënjeshtre në mënyrë që të parandalojë “rrjedhjen e informacionit” të sigurisë nga mbledhjet e kabinetit.

Në përputhje me projektligjin që po përgatit Kryeministria, parashikohet që pjesëmarrësit e seancave të lidhen me një detektor gënjeshtre për të përcaktuar nëse thonë të vërtetën apo jo, për të parandaluar “çështjet e sigurisë” që janë diskutuar në mbledhjet e kabinetit.

Gjithashtu thuhet se, kryeministri Benjamin Netanyahu udhëzoi Agjencinë e Inteligjencës së Brendshme të Izraelit, Shin-Bet (Shabak) si përgjegjës për testin e detektorit të gënjeshtrës, por Shin Bet shprehu rezerva për këtë çështje.

Anëtarët e Shin Bet besojnë se duhet të merren masa për të parandaluar infiltrimin në mbledhjet e kabinetit, por kanë rezerva për projektligjin dhe duan takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Sipas projektligjit, të gjithë ata që marrin pjesë në mbledhjet e kabinetit, përfshirë këshilltarin ligjor të qeverisë, drejtuesit e agjencive të sigurisë dhe zyrtarët, do t’i nënshtrohen këtij testi. Disa burime thonë se Netanyahu pritet të përjashtohet nga ky test për shkak të stimuluesit kardiak në trupin e tij.