Bukuria thonë se qëndron në sytë e atij që po sheh. Por cila është femra e ëndrrave për një mashkull?
Një portal në internet ka bërë një shqyrtim të detajuar të të gjithë të dhënave në lidhje me kërkimet që bëjnë meshkujt në internet dhe rezultati është befasues.
Gjithmonë mendohet se meshkujt janë të fiksuar pas përmasave 90-60-90, femrave bionde, me këmbë të gjata, në fillim të të 20-ave.
Por jo, kjo është thjesht klishe.
Sipas Bild, meshkujt kërkojnë për femra me një gjatësi 1.63 metra dhe me peshë 68 kilogramë.
Me fjalë të tjera, meshkujt pëlqejnë ato femra që edhe hanë ndonjë patatinë dhe pinë ndonjë birrë.
Ose e thënë ndryshe: Duan më shumë ‘mish’ nga sa është menduar.
Sa i përket ngjyrës së flokëve, harrojini biondet, tani kërkohet më shumë për brunet.
Dhe mos mendoni se syzet u bëjnë të dukeni keq.
Në të vërtetë, shumë femra në fantazitë e meshkujve kanë syze.
Dhe e fundit, mosha nuk prish aq shumë punë.
Sipas studimit, meshkujt kërkojnë femra që kanë njëfarë eksperience. Për ta, mosha ideale e femrës është 36 vjeç.