Siç thotë Borçe Bozhinov nga OJQ-ja “Star-star”, e cila merret me të drejtat e punëtorëve të seksit në Maqedoni, nuk ka ndonjë statistikë për atë se sa studentë, tek ne janë pjesë e industrisë së seksit, derisa sa ata janë në studime.
Bozhinov për Dnevnik thotë se në organizatën e tyre vijnë shumë rrallë studente, sepse për ta puna e seksit është vetëm një periudhë e jetës, transmeton TetovaSot.
“Shumë nga punëtorët e seksit janë të zemëruar me studentët që japin seks për para pasi e ofrojnë atë për shuma të vogla. Madje ka pasur një kohë kur punëtorët e seksit kanë kërkuar të ndeshen edhe fizikisht me studentët. Studentët tanë shesin seks që të kenë kushtet themelore ekzistenciale, pas studimeve ata ose martohen ose kthehen në shtëpi”, thotë Bozhinov.
Ai madje shton se për historitë e vërteta të studentëve të cilët janë të angazhuar në prostitucion në Shkup e dinë pothuajse të gjithë ata që janë të vendosur përkohësisht në konvikte.