Gjatë ditës së djeshme është raportuar së është djegur vetura e nënkrytarës së komunës së Leposaviqit.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka dhënë detaje.
Sipas raportit thuhet se është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore pronë e ankueses femër serbe kosovare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në hetime.















