Vazhdon “drama” Murati-Zogaj: Z. Ministër Manipulues Murati ju si Qeveri s’e keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën

E publikuar: 11/11/2023 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili iu kundërpërgjigj Zogajt për një shkrim të bërë sot gjatë ditës, ku tha se janë të pakënaqur me ndarjen buxhetore të qeverisë meqë, sipas tij, kërkesat e kryeqytetit janë shumë më të mëdha.

Murati ia ktheu duke thënë se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, sesa vet komuna.

Tani Zogaj shkruan se Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

“Z. Ministër Manipulues Murati, Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë”.

“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht! Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!! Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi”, është shprehur ai.