Guardiola: Kam vetëm 16 lojtarë por e mundim Leverkusen

E publikuar: 07/04/2015 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionët e Gjermanisë ishin që më parë pa Robben,Ribery, Alaba, Martinez dhe Tom Starke, por tani edhe Bastian Schweinsteiger mësohet se nuk është i disponueshëm.

Pep Guardiola bëri të ditur se Bajerni i Mynihut ka vetëm 16 lojtarë të disponueshëm për sfidën në cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë me Bayer Leverkusen si pasojë e dëmtimeve të shumta që kanë pllakosur në skuadrën bavareze. Kampionët e Gjermanisë ishin që më parë pa Arjen Robben, Franck Ribery, David Alaba, Javi Martinez dhe Tom Starke, por tani edhe Bastian Schweinsteiger mësohet se nuk është i disponueshëm për përballjen në BayArena.

“Schweinsteiger nuk mund të rikperohet në kohë për këtë ndeshje. Ne kemi vetëm 16 lojtarë gati për këtë sfidë, por kjo është pjesë e lojës dhe është detyra ime që të gjej një zgjidhje. Edhe Holger Badstuber është në dyshim, dfhe do të na duhet të shohim se si do të evoluojë gjendja e tij. Nuk është se po përkojmë ndonjë justifikim, por kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe për Bayernin”.

Edhe pse nuk i dha një fanellë titullari në supersfidën me Borusian e Dortmundit në fundjavë, trajneri i Bajernit rezervoi lëvdata për Mario Gotzen, ashtu si edhe për Jerome Boateng i cili flitet se ka përfunduar në radarët e Barcelonës.

“Unë e di që ishte një moment i trishtuar për Gotze që nuk luajti si titullar ndaj Dortmundit, por ai mbetet një djalë i mirë. Futbolli është jetë e tij. Ai është një ndër lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar dhe më vjen keq që nuk mund të luante, por ky ishte vendimi im. Boateng është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Unë mendoj se ai është një ndër tre qendërmbrojtësat më të mirë në botë për momentin”.