Jam 35 vjeçe, e martuar qe 5 vjet. Në shtëpinë ku jam e martuar jetonim në bashkësi familjare. Kaloj shumë mirë me tim burrë dhe kemi jetë të bujshme seksuale. Por, gjërat filluan të ndryshojnë në mes meje dhe burrit tim. Ai punonte dhe nganjëherë me muaj të tërë nuk bënim seks. Një ditë, në oborrin e shtëpisë, duke biseduar me kunatin, i cili në atë kohë jetonte në një shtëpi me ne, ai filloi të flasë pa lidhje dhe kjo më nevrikosi shumë…
Një ditë, derisa po kalonte ai kah dhoma ime, më dëgjoi duke bërtitur dhe hyri brenda e më pyeti çka kishte ndodhur. Për fatin tim, isha mbuluar me një batanije dhe i thash se kisha parë një ëndërr të keqe. Ai doli nga dhoma duke më injoruar.
Disa muaj më vonë ndodhi një konflikt financiar në mesin e vëllezërve dhe ata u ndan njëri me tjetrin dhe ai kaloi në një shtëpi tjetër, që ishte pronë e familjes. Dhe, brenda një viti ai u martua. Edhe pse kaloi një kohë e gjatë derisa burri im dhe ai u pajtuan njëri me tjetrin, unë përsëri kisha njëfarë urrejtje ndaj tij…
Pas pajtimit shkova ta vizitoja kunatën time të re, por ai nuk ishte aty. Ishte në një udhëtim. Dhe, derisa po qëndronim në shtëpi te kunata, ajo m’i tregoi disa fotografi të martesës dhe disa foto të tjera…
Nga ajo vizitë kaluan disa muaj dhe mandej shkova për të dytën herë për vizitë, por kësaj radhe ishte ndryshe… Kur shkova në shtëpinë e tyre, kunata nuk ishte aty, kishte shkuar për vizitë te familja e saj dhe do të kthehej në mbrëmje. Ai, kunati, më tha: “Pasi shtëpia jote është paksa larg, rri këtu e prite derisa të vjen”.
Kur më tha ta prisja aty, ishte duke u përgatitur të dalë me shokët e tij. Dhe, më tha: “Kunatë, ndoshta ti nuk mërzitesh nëse të lë vetëm për disa orë në shtëpi?”.
I thash nuk ka problem fare. I thash: “A ma lësho televizorin?”.
Dhe, ai e lëshoi. Në vitrinë kishte një numër të madh të filmave. Ai shkoi në banjë të përgatitej e unë e lëshova një DVD, e që ishte një film erotik francez.
Thash me vete: Ai është në banjë e ndoshta ma nuk vjen në dhomë, por shkon drejt e jashtë, andaj pse të mos e shikoj këtë film… Pas një kohe të shkurtër papritmas hyri brenda dhe kur pa se shikoja film erotik, më pyeti se a më pëlqejnë filmat e tillë. Dhe, shkaku se nuk kisha parë asnjëherë më parë film të tillë, i thash si në hajgare: Jo.
Por, ai e kuptoi se unë tallesha me të, andaj, në vend se të dilte nga dhoma e të shkonte atje ku duhej, u ul afër meje…
Për një çast pash se do të ndodhte diç e pahijshme ndërmjet nesh, andaj shpejt e shpejt ika jashtë, madje as pa e përshëndetur… /Kosovarja/