Nën kërcënimin me thikë, të miturit në Prishtinë i grabitën para

E publikuar: 04/11/2023 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë që ka ndodhur dje, ku një të mituri i janë grabitur 85 euro nën kërcënimin e armës së ftohtë.

Rasti nën hetime.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 03.11.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.