Minatori përlotet para deputetëve: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje

E publikuar: 31/10/2023 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Minatori i “Trepçës”, Sami Peci është përlotur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti teksa po fliste për grevën e mbajtur tash e 8 ditë.

Ai ka theksuar se kushtet i kanë tejet të rënda.

“Minutat janë të mëdhenj, kërkese shpirtërore është hajdeni shpëtoni minatorët”, u shpreh ai mes tjerash.

“Duhet me ditë që jeta po rrezikohet, leni këto sene mbledhje. Urdhëroni, me neve, pa neve t’i nxjerrim minatorët.”

“Jemi për kërkesa sociale se shume keq i kemi punët.”