Analizë nga Kastriot Myftaraj 1)Nese e shikoni me vemendje harten e Shqiperise Etnike qe gjendet ne banerin e zbritur nga ajri ne stadiumin “Partizani” te Beogradit, gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, do te vini re se ne kete harte, brenda territorit te Shqiperise Etnike perfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku eshte pikerisht ai cepi me veriperendimor i hartes ne baner. Ai ndodhet ne jugperendim te Serbise dhe ne veriperendim te Malit te Zi. Sanxhaku eshte nje zone strategjike me popullsi te vogel ne raport me siperfaqen, çka e ben ate nje zone edhe me delikate nga pikepamja gjeopolitike. Popullsia e pergjithshme e Sanxhakut (ne dy vendet) eshte 390 mije banore nga te cilet 48.4% jane deklaruar si te nacionalitetit boshnjak (muslimane) dhe 6.11% jane deklaruar si te nacionalitetit musliman, keta te fundit sipas praktikes se dikurshme te Jugosllavise, kur njihej edhe kombi musliman ne Bosnje-Herzegovine. Kjo do te thote se te deklaruarit si te nacionalitetit musliman priren nga identiteti etnik boshnjak. Vetem 1.04% e popullsise se pergjithshme te Sanxhakut, ose 4062 persona jane deklaruar shqiptare. Serbet perbejne 33.9% te popullsise dhe malazezet 7.25% te popullsise. Shumicen e popullsise e perbejne boshnjako-muslimanet (54.5%) Sanxhakut i eshte dhene nje rendesi e madhe strategjike ne ate qe njihet si shigjeta e gjelber islamike ne Ballkan, qe simbolizon aspiraten per krijimin e nje shteti islamik ne Ballkan qe synon te bashkoje Bosnjen e izoluar me trojet e tjera me shumice muslimane ne Ballkan, Kosoven, Maqedonine Perendimore, Shqiperine. Ky bashkim supozohet te arrihet nepermjet Sanxhakut. Ky projekt gjeopolitik doli ne fillim te viteve nentedhjete, me nisjen e luftrave ne Jugosllavi dhe autoresia e tij i perket fundamentalisteve islamike ne Ballkan, nder ta edhe shqiptareve. Me tutje, propaganda serbe dhe ajo greke e kane perdorur shume kete mit gjeopolitik. Sot Serbia dhe Mali i Zi kane frike se muslimanet jane duke e fituar Sanxhakun me ane te Xhihadit demografik, do te thote per shkak te lindshmerise se larte te popullsise muslimane dhe renies se popullsise serbo-malazeze, e cila cila pervecse qe nuk shtohet biologjikisht, ka prirjen te largohet nga kjo zone. Keshtu qe pas 20 viteve popullsia e Sanxhakut do te jete mbi dy te tretat muslimane. Sido qe te ndodhe, Sanxhaku nuk ka asnje lidhje me projektin historik te Shqiperise Etnike. Sanxhaku nuk ishte ne harten qe Eterit Themelues te shtetit shqiptar, nder te cilet spikasnin Ismail Qemal Vlora dhe Isa Boletini, portretet e te cileve qene ne baner, i paraqiten ne janar 1913, ne emer te Kuvendit te Vlores, Konferences se Fuqive te Medha qe ishte duke u mbajtur ne kryeqytetin e Britanise se Madhe per te percaktuar kufijte e shtetit shqiptar. As shqiptaret, qofte edhe nacionalistet me te skajshem, nuk duan qe ta bashkojne Sanxhakun me Shqiperine dhe as 99% e banoreve te Sanxhakut nuk e deshirojne bashkimin me Shqiperine. Nje pjese e banoreve muslimane te Sanxhakut e deshirojne bashkimin me Shqiperine vetem ne kuadrin e nje shteti islamik, qe te perfshije edhe Bosnjen. Ne hapesiren shqiptare, vetem ekstremistet islamike ne Shqiperi, Kosove dhe ne trojet e tjera shqiptare e kerkojne bashkimin me Sanxhakun ne kuadrin e nje shteti islamik ne Ballkan. Prania e Sanxhakut ne harten e Shqiperise Etnike eshte nje prove e sigurt se nuk ishte nje dore nacionalisti shqiptar ajo qe e dergoi ne stadiumin e Beogradit banerin me harten e ashtuquajtur te Shqiperise Etnike dhe me flamurin shqiptar permjedis hartes. Ajo mund te kete qene dora e nje radikali islamik shqiptar, por ketu del pyetja se sa mundesi praktike kishte ai qe ta bente nje gje te tille. Dhe duke konsideruar shkallen e pranise dhe vezhgimit policor ne stadium dhe ne zonen perreth tij, mund te thuhet me siguri se çdo shqiptar kishte zero mundesi qe ta realizonte nje operacion te tille. Prania e Sanxhakut ne harte eshte praktikisht nenshkrimi i autoresise qe sherbimi i fshehte serb BIA i ka bere banerit te derguar ne stadium me minicopter. Me pranine e Sanxhakut ne harte Serbia kerkon te thote se shqiptaret kerkojne te ndertojne nje khalifat islamik. Keshtu projektin e Shqiperise Etnike serbet e paraqiten te lidhur me terrorizmin islamik. Lojtaret tane ne fushe, qe luftuan per te mbrojtur banerin nuk mund t’ i shihnin keto detaje hartografike, ata thjesht luftuan per te mbrojtur simbolin nacional qe eshte shqiponja e zeze ne fushe te kuqe, do te thote, flamuri nacional shqiptar, i cili gjendej midis hartes. Edhe ketu kishte nje dinakeri te llogaritur serbe. Serbet e kishin llogaritur edhe reagimin e pashmangshem te lojtareve shqiptare. 2)Asnje dore shqiptari me vetedije te larte kombetare, siç po kerkohet te na paraqitet ai qe supozohet ta kete bere nje akt te tille, nuk do t’ i kishte vendosur dy Eterit Themelues te Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vloren dhe Isa Boletinin ne fushe te zeze. Ky nuk ishte thjesht nje poshterim. Praktikisht me kete baneri ishte shnderruar ne flamurin e zi te Shtetit Islamik. Prania e Sanxhakut ne harte, dhe fusha e zeze qe rrethonte harten, jane simbole me konotacion te Xhihadit, luftes se shenjte islamike. Ne rast se ketu kemi te bejme me nje dore shqiptari, ajo eshte dora e nje ekstremisti islamik qe ka vepruar ne bashkepunim me sherbimet e fshehta serbe. Gjithsesi, qofte drejtperdrejt dore serbi ajo e autorit, qofte dore shqiptari ne bashkepunim me serbet, ajo qe ndodhi eshte se serbet e paraqiten flamurin shqiptar nw sfondin e flamurit te zi te ISIS (Shtetit Islamik), pra te kyçur ne te. 3)Kryeministri i Serbise Vuçiç tha pas ndeshjes se tre ore para nisjes se ndeshjes se mbremshme mes Serbise dhe Shqiperise, ai personalisht u kishte thene zyrtareve te Bashkimit Europian, se ishte duke u pergatitur nje provokim dhe nje incident i rende nga ana e shqiptareve me rastin e ndeshjes. Atehere si shpjegohet qe Policia Serbe, e cila kishte nje prani te madhe ne stadium dhe perreth tij, e pajisur edhe me mjete speciale, lejoi qe nje minicopter i thjeshte, praktikisht nje loder per femije, te endel lirisht ne hapesiren ajrore perreth stadiumit dhe te hynte ne hapesiren mbi stadium e te ulej ne fushe? Policia Serbe dhe Xhandarmeria, gjysma e se ciles duket se mbreme ishte ne stadium dhe perreth tij kane njesi te specializuara per interceptimin e ketyre lloj objekteve fluturuese. Nuk ishte e nevojshme qe te merreshin te dhena nga radaret se policet qe vrojtonin, qofte edhe me dylbi, nga lartesite perreth stadiumit, mund ta shihnin lehte objektin fluturues, i cili behej i dallueshem edhe per shkak te banerit te madh qe bartte. Menyra me e thjeshte per te rrezuar objekte te tille fluturues eshte qe te pilotohet nje tjeter i ngjashem, qe perplaset me te, ose qe ia pret rrugen duke bartur nje rrjete e cila i nxjerr jashte funksionimi helikat e minicopterit. Merret vesh, minicopteri mundi te zbrese ne fushen e stadiumit, se Policia Serbe deshi qe kjo gje te ndodhte. Ne mos per tjeter, Policia e Serbise dhe sherbimet e fshehta serbe, duhet te qene ne gatishmeri per te neutralizuar ndonje “drone” qe mund te dergohej ne stadium, per shkak se keto objekte fluturues mund te perdoreshin per ndonje atentat ndaj shtetareve te larte serbe qe gjendeshin ne stadium. Dhe atje qene te pranishem qe nga Presidenti i Serbise, Kryeministri, pjesa me e madhe e Qeverise etj. Serbet qene te paret te cilet e perdoren fjalen “drone” per objektin fluturues, qe eshte nje slang per UAV, dhe qe ka fituar konotacionin e aeroplaneve pa pilot qe perdoren ne luften kunder terroristeve islamike. Por me “drone” emertohen te gjithe keto lloj objektesh fluturuese, qe nga ato me krahe te fiksuar, qe kane ngjashmeri te madhe me aeroplanet gjuajtes te pilotuar nga njerezit, deri te ata te llojit copter, me disa helika. Ne kete rast behej fjale per nje minicopter me disa helika, qe eshte dhe lloji me lehtesisht i atakueshem i aparateve te tille fluturues. Pasi serbet folen per nje “drone” kjo fjale u perhap gjithandej ne mediumet e medha nderkombetare. 4)Duke qene se ishte ndaluar edhe ardhja e tifozeve shqiptare, nuk ka asnje gjase qe ne zonen perreth stadiumit, nga ku duhet te jete ngritur objekti fluturues, te kete pasur qofte edhe nje shqiptar te vetem, qofte ky nga Shqiperia, Kosova, Lugina e Presheve, apo kahdo qofte, duke perfshire edhe shqiptaret me banim ne Beograd. Nese do te kishte qene ndryshe sot do te kishim nje videoregjistrim te shperndare nga ky “trim” ku te tregohej ngritja e objektit fluturues, ne sfondin e stadiumit te Beogradit, ashtu siç ka qene dje, me prani te shumte policore perreth tij. Objekti fluturues nuk mund te jete ngritur nga nje pike larg stadiumit, se rrezja e levizjes se tij, duke konsideruar modelin e tij, ishte e kufizuar. Por sa me afer stadiumit pika nga ku u nis objekti fluturues, aq me i madh vezhgimi policor mbi ate pike. Deri me tani Policia Serbe nuk ka dhene nje version zyrtar per dinamiken e ngjarjes, pra te tregoje se paku piken se nga u ngrit objekti fluturues. Deri me tani nga pala serbe nuk eshte paraqitur asnje videoregjistrim, qofte edhe privat, ku te tregohet se nga cila pike eshte nisur objekti fluturues. Meqenese hapesira perreth stadiumit ka qene shume e monitoruar, nder te tjera edhe me videokamera, tashme serbet duhet te kishin paraqitur se paku nje videoregjistrim qofte edhe privat, ku te tregohej ngritja e minicopterit dhe trajektorja ngritese e tij. Arsyeja nuk eshte e veshtire qe te kuptohet. Merret vesh, serbet jane ende ne dileme se cilen pike duhet te perzgjedhin, si vendin e ngritjes se minicopterit. 5)Policia e Serbise ndonese ka arritur te “zbuloje” se objekti fluturues telekomandohej nga tribuna VIP e stadiumit, nuk ka bere te ditur asgje per regjistrimet qe jane gjetur ne videokameren e minicopterit, se keta jane te pajisur me videokamera. Nga keto videoregjistrime duhet te ishte zbuluar pika se nga u nis objekti fluturues. Te gjitha keto i them jo per te ndertuar nje teori konspiracioni, por si perfundime logjike mbi bazen e fakteve. Teori konspiracioni eshte ne fakt shpjegimi zyrtar qe kane dhene serbet per incidentin, dhe qe ne thelb eshte se ne nje stadium dhe zonen perreth tij, ku kishte prani dhe vrojtim te madh policor, hyri nje objekt fluturues krejt i pasofistikuar, sikur ne vend te policise se pajisur me mjete speciale te kishte te bente me femije qe luanin policin. 6) Nese dora qe dergoi minicopterin do te kishte qene ajo e nje nacionalisti shqiptar, me siguri qe do ta kishte bere kete ne momentet ku ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombetar Shqiptar. Keshtu baneri me harten dhe flamurin do te zbriste ne fushe nen tingujt e Hymnit Kombetar Shqiptar. 7)Vetem nje dore serbe do ta dergonte objektin fluturues ne fushe afer mesit te kohes se ndeshjes, kur Serbia ende nuk kishte bere gol dhe per me teper pikerisht ne kohen kur po dukej se Shqiperia kishte shanse te mira per ta fituar ndeshjen. Nga pikepamja e serbeve, atyre u doli mire, se ata nderprene nje ndeshje qe nuk e fitonin dot, dhe per te cilen nisen te tremben se do ta humbnin. Tani serbet do te arrine se paku perseritjen e ndeshjes, me pretendimin se ajo u nderpre pas nje provokimi shqiptar. 8)Vetem nje dore serbe mund ta dergonte objektin fluturues pikerisht ne ate pjese te fushes ku ne ato momente kishte vetem lojtare serbe. Baneri u dergua te lojtaret serbe si nje provokim ndaj lojtareve shqiptare qe keta te fundit t’ i mesynin lojtaret serbe per te marre banerin nga duart e tyre, kur te shihnin qe koleget serbe po i trajtonin pa respekt simbolet nacionale shqiptare. Nese do te kishte qene nje dore shqiptare qe e drejtonte objektin fluturues, atehere ai do te ishte ulur prane portes shqiptare. Shtetare te larte serbe, duke nisur qe nga Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, kane thene publikisht se objekti fluturues u telekomandua nga dora e zyrtareve shqiptare te cilet gjendeshin ne tribunen VIP ne stadium. Nese pilotimi eshte bere nga brenda stadiumit, atehere ky zyrtar shqiptar duhet te kete pasur nje bashkepunetor te jashtem qe e vendosi banerin ne minicopter si dhe qe e vendosi objektin fluturues ne nje pike te afert me stadiumin prej nga ku ai mund te ngrihej. Por ne kete rast nuk kuptohet se perse nuk ka nderhyre Policia Serbe per ta interceptuar objektin fluturues te cilin nuk mund te mos e vinte re. 9)Fakti qe kane dale shqiptare te cilet e kane marre persiper aktin e dergimit te banerit nga ajri ne fushen e stadiumit te Beogradit, nuk do te thote asgje. Ata nuk jane veçse njerez te llojit qe quhen idiote te dobishem, ne kete rast te dobishem per Serbine. Te tille idiote te dobishem shqiptare, ne menyre te pavetedijshme, historikisht i kane kryer sherbime te çmuara Serbise, jo me pak se agjentet e paguar te saj. Por qe keta “trima” te behen te besueshem duhet te na tregojne videoregjistrimet e marra nga videokamera e minicopterit, te cilat ata supozohet t’ i zoterojne, nese jane autoret. Tani dalin shume idiote shqiptare te cilet e marrin persiper autoresine e kesaj qe ndodhi, dhe ironia eshte se veprojne ashtu si i kishte bere llogarite Serbia. Me keto qe them une nuk dua qe te sajoj nje teori konspiracioni por te shpjegoj te verteten e nje konspiracioni se vete akti i dergimit te banerit nga ajri ne stadium gjate ndeshjes eshte produkt i nje konspiracioni, qofte ky shqiptar apo serb dhe kete e kupton çdokush qe e di kuptimin e fjales “konspiracion”. Tani pyetja eshte se kujt i sherbeu Serbise apo Shqiperise. Qartesisht i sherbeu Serbise. Gjithçka e keqe qe kane bere serbet deri ne minuten 41, kur u nderpre ndeshja per shkak te zbritjes se objektit fluturues ne fushe, u kamuflua ne erresire pas fushes çuditerisht te zeze te banerit te zbritur nga ajri ne stadium. Idiotet qe Shqiptaria i ka pasur fatkeqesisht te shumte, jane duke i dhene aktit qe u be ne Beograd me objektin fluturues te zbritur ne stadium vleren e aktit te supozuar te Isa Boletinit i cili qiti alltien ne zyren e Ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, ne London, ne 1913, kur shkoi atje se bashku me Ismail Qemalin. Tash do te krijohen edhe kenge te llojit “Ministrit ne Londer shkuan e i thane…” Ne fakt Isa Boletine as qe ka shkelur ne zyren e Ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, kjo per faktin e thjeshte se as ai as Ismail Qemali nuk u priten atje. Jo me Shqiperia qe sapo ishte shpallur shtet i pavarur, por as shtetet ballkanase nuk qene pjesemarres ne Konferencen e Fuqive te Medha. Kjo natyrisht nuk i ul meritat e Isa Boletinit dhe te Ismail Qemalit per pavaresine kombetare. Perfaqesuesja e Shqiperise shkoi ne Beograd per te luajtur futboll dhe per te fituar. Dhe luajti mire deri kur serbet gjeten shkak ta nderpresin ndeshjen per shkak te zbritjes se objektit fluturues me simbole kombetare shqiptare. Nese kete e ka bere nje dore shqiptari kjo ka qene tradhti ndaj kombetares dhe kombit, se u prish ndeshja dhe kjo ndodhi per nje gje per te cilen ne te gjitha mediat e medha nderkombetare dhe ne deklaratat paraprake te drejtuesve te UEFA-s dhe FIFA-s po fajesohen shqiptaret si provokatore. Une doja te shikoja sesi do ta mundnim Serbine ne futboll dhe pastaj serbet po te donin le ta prishnin ndeshjen. Ka disa shqiptare, jo te paket fatkeqesisht, te cilet kenaqen qe ne fushe zbriti nje baner me simbole shqiptare dhe nga kjo ata gjejne nje kenaqesi absurde, qe ka si kosto se me kete iu dha shkaku serbeve qe te flasin per nje provokim shqiptar te llogaritur jo thjesht per te nderprere ndeshjen por per te nisur nje lufte civile ne Serbi. Shqiperia dhe kombi perfaqesoheshin ne fushe nga lojtaret qe po e benin mire punen e e tyre. Nuk kishte nevoje per nderhyrjen e nje trimi nga jashte fushe, qe te bente nje akt te cilin askush nga ata qe e marrin persiper me naivitet, nuk e verteton dot se e ka bere. Trimerine po e tregonin ne fushe lojtaret e kombetares sone. Nuk ishte trimeri t’ u jepej shkak serbeve ta quanin veten te provokuar e te nderpritej ndeshja. Gjithmone nese kete akt e ka bere nje shqiptar, çka une nuk e besoj aspak. 10)U duk qarte se serbet kishin nje plan te mireperpunuar deri ne detaje per ta krijuar dhe shfrytezuar politikisht incidentin, nje agjende te parapergatitur. Ne momentin qe objekti fluturues u shfaq mbi stadium, me ç’ rast qene te kuptueshme implikimet qe mund te sillte zbritja e tij ne fushe, prania fizike e Policise Serbe ne zonen perreth fushes se stadiumit çuditerisht ishte ulur ne vend qe te rritej me kete rast, madje erdhi duke u ulur, deri pas rreth tridhjete minutave kur ndeshja ishte nderprere dhe lojtaret tashme kishin hyre ne mjediset e brendshme te stadiumit. Prania policore u ul qe tifozet te hynin ne fushe dhe te keqtrajtonin lojtaret shqiptare. Por edhe kjo ndodhi sipas nje skenari te kontrolluar nga Policia dhe te mbeshtetur prej saj. Policia nuk e kishte marre ne mbrojtje hyrjen e tunelit ne momentin e largimit te lojtareve nga fusha dhe vetem ne fund, atje shkoi ne polic i vetem. Serbia, qe nga Federat e Futbollit e deri te Qeveria, ka shprehur mendimin unik se zbritja e banerit nacionalist shqiptar nga ajri ne stadium ishte nje provokim shqiptar i llogaritur per te destabilizuar Serbine. Domethene se mbreme kishte rrezik qe te niste lufta civile ne Serbi, ose me sakte te ndodhte nje rebelim kunder Qeverise, qe lejoi qe shqiptaret t’ i zbrisnin ne stadium harten ku edhe nje pjese e madhe e Serbise, veç Kosoves perfshihej ne ate qe serbet e quajne Shqiperia e Madhe. Keshtu destabilizimi do te perhapej ne Bosnje-Herzegovine, nepermjet Republikes Srpska te atjeshme dhe ne Malin e Zi, ku gjendet nje pjese e Sanxhakut, te perfshire ne harten e zbritur ne stadium, aq me teper qe ne Malin e Zi nje e treta e popullsise eshte serbe. Keshtu Ballkani do te shperthente perseri. Dhe per faj te shqiptareve. Ky eshte versioni zyrtar i Serbise tashme. Serbia, Federata e Futbollit dhe Qeveria, thone se ata nuk mbajne pergjegjesi per ate qe ndodhi pas zbritjes se banerit nga ajri ne fushe. Qe nga ai moment faji eshte i shqiptareve. Kuptohet se kishin ndodhur akte te denueshme nga ana e tifozeve serbe edhe para ketij momenti, por ato u erresuan te gjitha nga zbritja ne fushe e objektit fluturues. Krejt mediumet e medha nderkombetare, televizione dhe gazeta e lidhin nderprerjen e ndeshjes me zbritjen ne fushe te atij qe e quajne drone, sipas fjales qe perdoren serbet te paret. Shenjat jane te keqija edhe sa i perket reagimit te pritshem te UEFA-s, e cila eshte instanca e titulluar per te marre vendim meqenese kompeticioni ishte europian. Shefi i UEFA-s Platini ka folur kunder perdorimit te sportit per qellime politike, dhe kjo deklarate qartesisht ka te beje me banerin e zbritur ne fushe qe permbante harten e ashtuquajtur te Shqiperise Etnike. Ngjashem ka folur edhe shefi i FIFA-s, Blater. Ky madje ka specifikuar se sporti nuk duhet te perdoret per te percjelle kumte politike çka eshte nje reference e qarte per banerin me harten. Bashkimi Europian me ane te zedheneses se tij ka shprehur vleresimin per menyren sesi autoritetet serbe e menaxhuan situaten e krijuar, çka eshte nje menyre diplomatike per te fajesuar shqiptaret per shkallezimin e tensioneve ne stadium. Ne keto rrethana eshte e domosdoshme qe Shqiperia, Qeveria dhe Federata e Futbollit, ta denoncojne incidentin me objektin fluturues te zbritur ne fushe si inskenim serb, ku tashme eshte e qarte se eshte perfshire edhe shteti serb, dhe nuk kemi te bejme me nje aventure te ndonje grupi ekstremist. Tashme Serbia zyrtare ka fajesuar zyrtarisht Shqiperine dhe shqiptaret per incidentin, pa i kursyer fjalet e ashpra, prandaj nuk ka vend per diskrecion. Nese denoncohet boterisht Serbia per incidentin, atehere e keqja immediate do te jete se vendimi qe do te marre UEFA pas nje jave do te jete gjithsesi ne dem te Shqiperise. Serbet perdoren nje deus ex machine (zot i zbritur me nje mekanizem), siç quhej ne Antikitet zbritja e nje hyjnie ne skenen e nje teatri per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve. Ky “zot” ishte bir i dinakerise serbe, te cilen fatkeqesisht shqiptaret e kane kuptuar vetem pasi kane provuar pasojat e keqija te saj. Serbia qe ne fillim ka llogaritur dy aleate te rendesishem nder shqiptaret, qe do t’ i mundesojne permbushjen me sukses te ketij plani. Te paret jane idiotet e dobishem, per te cilet fola me lart. E dyta eshte Shqiperia zyrtare, Qeveria dhe Federata e Futbollit, qe duke mos e denoncuar inskenimin serb, do te bejne ne njefare menyre lojen e Serbise./tetovasot