Barcelona, 5 fitore radhazi, mund Celta Vigon

E publikuar: 05/04/2015 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ballaidos vendosi francezi Mathiew, i cili realizoi një tjetër gol me shumë peshë dhe me shije titulli në Primera Division.

Barcelona vuan shumë ndaj Celta Vigos, por në fund i gëzohet një trepikëshi shumë të rëndësishëm që i mban katalanasit të shkëputur me katër pikë nga Reali i Madridit. Në Ballaidos vendosi francezi Mathiew, i cili realizoi një tjetër gol me shumë peshë dhe me shije titulli në Primera Division.

Barcelona ia imponoi që në fillim ritmin e saj Celtas, megjithatë rasti i parë i rrezikshëm u shënua në portën e katalanasve, duke e detyruar Claudio Bravon në largonte mevështirësi rrezikun. 2 minuta më pas Lionel Messi pasi shmangu dy kundërshtarë provoi me një goditje të fortë në hyrje të zonës, por gjeti në pozicion Alvarezin. Cuditërisht me kalimin e minutave frenat e lojës i mori në dorë Celta, që iu afrua disa herë golit, madje arriti edhe të shënonte me Orellanen, por më parë anësori kishte sinjalizuar për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të shfrenuar, pasi të dyja skuadrat u hapën për të gjetur me cdo kusht golin. Në të 49-n Neymar, u nis në pozicion të rregullt dhe përballë Alvarezit e dërgoi topin në rrjetë por për anësorin pozicioni i brazilianit ishte i parregullt.

Pas shumë përpjekjesh të dështuara Barcelona i falet Xheremi Matjës, i cili kërceu fuqishëm në shtyllën e dytë për golin e 1-0, pas krosimit të saktë të Xavi Hernandez. Ky finalizim ndryshoi strategjinë e formacionit të Luis Enriques, që luan edhe me nervat e kundërshtarit, sikurse ndodhi në minutën e 88′ kur Orallana ndëshkohet me karton të kuq pasi godet me dhe Sergio Busquets.

Në minutën e parë shtesë Lionel Messi cutitërisht humbet një rast flagrant teksa përballë portierit e dërgon topin mbi tra. Edhe pse në inferioritet numerik Celta bëri gjithcka për golin e barazimit, por nuk arriti ta surprizonte Barcelonën për herë të dytë në këtë sezon. /ss/