A e ndiqni ciklin menstrual? A e keni të rregullt ? A gjakosni shumë apo pak ?
Ndryshimet e ciklit menstrual mund të shkaktojnë shterpësi, problem me zemrën, sëmundje maline, osteoporozë, prandaj asnjëherë mos i ikni vizitës së mjekut apo gjinekologut tuaj.
A e ndiqni ciklin menstrual? A e keni të rregullt ? A gjakosni shumë apo pak, sa ju zgjasin, a vuani nga dhimbjet në kohën e të përmuajshmeve, a keni gjakosje ndërmjetmenstruale? Përgjigjet e gjithe këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, mund të japin pasqyrën e shëndetit tuaj, e cila reflektohet edhe në shëndetin e riprodhimit, por edhe të gjithë organizmit tuaj.
Si të kuptoni se diçka nuk është në rregull me ju? Fillimisht duhet patjetër të ndiqni disa cikle menstruale që variojnë mes 22 dhe 35 ditë. Duhet përmendur se te disa gra, koha e ciklit varion nga muaji në muaj, por megjithatë cikli del i plotë dhe nuk ka vend për shqetësime.
Ajo që duhet t’ju shqetësoj janë ndryshimet që kanë të bëjnë me ta zëmë vonesën e ciklit, i cili ju vonon tre muaj dhe kjo nuk ju ka ndodhur asnjëherë më pare. Në fakt, ky ndryshim mund dhe të jetë sinjali se diçka nuk është në rregull me ju.
Ndryshimet e ciklit menstrual mund të shkaktojnë shterpësi, problem me zemrën, sëmundje maline, osteoporozë, prandaj asnjëherë mos i ikni vizitës te mjekut apo gjinekologut tuaj.
Gjakderdhje e tepërt ose menorargji
Nëse menstruacionet zgjasin më shumë se 7 ditë, dhe keni gjakderdhje të tepërt deri në atë masë sa për çdo orë të ndërroni tamponët ose vatën, mesuguri vuani nga menorargjia.
Një nga shkaqet kryesore mund të jetë mosfunksionimi në rregull i tiroideve, fibroids ose polyps në mitër. Shkaku mund të jetë adenomyosis, një çrregullim në të cilën endometriumi ind i mitrës (shtresa e brendshme e mitrës) është i vendosur në kuadër të myometrium (shtresë e trashë e muskujve të butë në mitër). Kjo diagnozë mund të konfirmohet përmes ekzaminimit të hollësishëm mjekësor.
Gjakderdhje të tepërt menstruale gjithashtu mund të shkaktojnë rrethanat psikologjike në të cilat kalon një femër, si probleme familjare, ankthi, stresi, tensioni, etj.
Si mund të shërohen?
Nëse bëhet fjalë për tiroide jo të rregullta për punë, ato mund të shërohen përmes barnave ose kirurgjisë. Polypsa mund ti hiqet pacientit me procedurë të jashtme, ndërsa për heqjen e fibridave zakonisht përdoret procedura myomectomy, kjo është një procedurë e cila e pengon rritjen e fibridave, pa pasur nevoj për të hequr mitrën. Një tjetër metodë e mundshme është ajo endometriale (përdoret i ngroti, i ftohti, energjia elektrike ose një rreze laser), kjo, si metodë e tretë, u mundëson arterieve të mitrës për të parandaluar furnizimin me gjak në fibride.
Për shkak të menstruacioneve jo të rregullta një femër mund të pësoj anemi të rëndë, prandaj, është e nevojshme për të marrë hekur shtesë. Nëse, kjo vjen si pasojë e shkaqeve psikologjike, sigurisht, është e nevojshme për të trajtuar çështjen, në mënyrë që përfundimisht të eliminohen pasojat. Për fat të keq, një përqindje e madhe e grave nuk pranojnë të bëjnë këtë lloj trajtimi, prandaj dhe më vonë ju nënshtrohen si pasojë hysterectomys, ose operimit për heqjen e plotë të mitrës
Ciklet menstruale të zgjatura, ose oligomenorrhea
Cikli menstrual i shtrirë brenda 35 ditësh mund të konsiderohet normal, por në qoftë se ka një distancë akoma më të mëdhe mes dy gjakderdhjeve menstruale, ky është një sinjal që ju duhet të vizitoni gjinekologun tuaj. Një nga shkaqet më të zakonshme janë vezoret polycystic, dhe ndodh kur vezoret prodhojnë testosterone të tepërta, dhe për këtë arsye kemi ovulacion të parregullt, ose s’ka fare fazë ovuluimi.
Simptoma të vezoreve polycystic mund të jenë paraqitja e puçrrave në fytyrë dhe trup, të qenët leshatak dhe shtim në peshë. Shkaku i cikleve menstruale të zgjatura mund të jetë mosfunksionimi i tiroideve, ose hyperprolactinemia, e cila inkurajon Hipofizën për të prodhuar hormonin prolaktinë, i cili stimulon prodhimin e qumështit.
Cilat janë mundësitë e trajtimit?
Një nga mënyrat më efektive për problemin e vezoreve policistik është marrja e kontraceptivëve oral, të cilat zvogëlojnë prodhimin e testosteronit dhe për të hequr çdo simptom tjetër të padëshiruar. Pavarësisht a bëhet fjalë për problemin me vezorë polycystic apo tiroide, ju duhet të kërkoni një trajtim sistematik nga gjinekologu juaj.
Mungesë menstruacionesh
Nëse ju zakonisht keni menstruacione të rregullta dhe jeni të sigurta që nuk jeni shtatzënë apo nuk jeni të ekspozuara ndaj stresit të tepruar, mos prisni gjatë për të gjetur se kush është shkaku i mungesës së menstruacioneve. Por mos u frikësoni. Nëse ju jeni më të vjetra se 40 vjeçare ka mundësi që këto të jenë shenjat e para të menopauzës dhe keni çrregullime hormonale. Menopauza është një shenjë që përfundon faza riprodhuese e jetës tuaj dhe ndryshimet hormonale mund të jenë shumë vigjilente. Gjithashtu, nuk duhet të injorojmë mundësitë e shfaqjes së sëmundjeve të rënda të tilla si kanceri.
Menstruacione të shkurta apo hipomenoreja
Çdo grua do të kishte dashur që gjakderdhja e tyre mujore të zgjat vetëm tri ditë, dhe të jenë shumë të pakta. Çfarë më tepër mund të kërkoni? Por, pa marrë parasysh se sa pak gjakderdhje keni brenda një cikli të rregullt menstrual, kjo nuk do të thotë se ata janë domosdoshmërisht një bekim.
Sigurisht, disa gra i kanë gjenetike gjakderdhjet e lehta dhe të shkurtra mujore, mund ta trashëgojnë nga nëna dhe gjyshja e tyre, por keto lloje menstruacione mund të jenë paralajmërues për mungesën e ovulacionit, vezorët polycystic, një tumor te gjëndrra e hipofizës, mosfunksionim i tiroideve…
Menstruacionet e shkurta mund të jenë edhe pas përdorimit afatgjatë të kontraceptivëve, apo si rezultat i përkeqësimit progresiv të endometriumit. Sigurisht, mund të jetë edhe nga problemet psikologjike, sidomos stresi, të cilat mund të ndikojnë në mungesën e menstruacioneve.
Si mund të trajtohen?
Gjatë kontrollit te mjeku do t’ju kërkohet historia e plotë e ciklit tuaj menstrual, dhe në rastin e evidentimit të ndonjë çrregullimi hormonal, do t’ju rekomandohet që të merrni një trajtim të caktuar të hormoneve. Nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë çrregullim hormonal, është e nevojshme për të kryer testim shtesë për të përcaktuar shkakun e çrregullimit. Mund të ketë mundësi që të jetë e trashëguar, dhe kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj çrregullimi të rëndë apo sëmundje.
Nëse keni ndonjë problem me menstruacionet e rralla, pavarësisht nga shkaku, është shumë e rëndësishme që të mbahet dietë e rregullt me ushqime të freskëta që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Nga dieta hiqni ushqimet e yndyrshme dhe ushqimet e gatshme e të shpejta, si dhe kripërat.