Pashkët e Juves me aromë titulli

E publikuar: 04/04/2015 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bardhezinjtë të mësuar me fitoret bënë të njëjtën gjë dhe ndaj Empolit, që është i qetë gjithashtu në renditje.

Juventus feston me fitore pashkët. Bardhezinjtë i dhanë vetes më shumë qetësi në garën për titullin pasi mundën 2-0 Empolin me një finalizim të Pereyras në fund e një gol të jashtëzakonshëm te Tevez, në pjesën e parë.

Juventus, pavarsisht fitores së Romës nuk është se rrezikonte në krye, megjithatë bardhezinjtë të mësuar me fitoret bënë të njëjtën gjë dhe ndaj Empolit, që është i qetë gjithashtu në renditje.

Skuadra toskane, luajti si e barabartë me Juventusin duke vënë madje disa herë në vështirësi Buffonin, sidomos në pjesën e dytë, pasi në të parën i vetmi episod që ja vlente të vecohej ishte pikërisht goli i argjentinasit.

Portieri i Juventusit realizoi një pritje fantastike në minutën e 51-të ndërsa u përsërit dhe në të 69-tën përballë Daniele Croces. Në të 79-tën Vidal pati shansin për të dyfishuar shifrat por goditja e tij drejt portës nuk ishte e saktë. Gjithsesi vulën mbi takimin e vuri Pereyra, që në minutën e 94-tërt shënoi dhe golin e 2-0.