Neue Zürcher Zeitung: Kosova po e zvarrit themelimin e Gjykatës Speciale!

04.04.2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Neue Zürcher Zeitung: Kosova po e zvarrit themelimin e Gjykatës Speciale!

Edhe pse para një viti ishte zotuar për të, Parlamenti i Kosovës po e shtyn themelimin e tribunalit të për krimet e luftës së U ÇK -së. Koha punon për keqbërësit. Kosova duhet pa vonesë t’i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale me qëllim të dënimit të krimeve të bëra nga rebelët e UÇK-së ndaj serbëve, romëve dhe shqiptarëve. Në mënyrë të vazhdueshme dhe më kot ambasadorët perëndimorë dhe të dërguarit e Brukselit u bënë thirrje autoriteteve që t’i përmbushin obligimet e tyre, shkruan e përditshmja e njohur zvicerane Neue Zuercher Zeitung.

Të fajësuar prominentë

Kjo gazetë mëtej raporton se në prill të vitit 2014, parlamenti u zotua përballë BE-së për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të vepronte sipas ligjeve të Kosovës dhe me gjasë do të vendosej në Holandë. Që nga ajo kohë projekti po zvarritet. Përshtatje e ligjeve dhe e neneve të kushtetutës ende nuk ka filluar. Së fundi si arsyetim shërbente vonesa gjashtëmujore e krijimit të qeverisë. Që ish – shefi „shërbimit të fshehtë“ të U Ç K-së sot është kryetar i parlamentit nuk e rrit gjasën e krijimit të shpejtë të gjykatës speciale.
Ambasadorët dhe të dërguarit specialë të Brukselit kërcënojnë: nëse procesi i krijimit zvarritet, gjykatën do ta etablojnë Kombet e Bashkuara. Kjo sigurisht se do të thirrej në Rezolutën 1244, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë (si pasardhëse të Jugosllavisë). Se çka do të thoshte kjo për shtetësinë ende të diskutueshme të Kosovës është e qartë, kurse për dëmin e imazhit të vendit as që ka nevojë të flitet.
Gjykata duhet t’i hulumtojë krimet për të cilat kishte bërë me dije më 2010 raportuesi i Këshillit Evropian, Dick Marty: ndjekja sistematike e serbëve, romëve, shqiptarëve, të cilët i kundërviheshin pretendimeve pushtetore të komandantëve të UÇK-së. Gjithashtu do të hetohet edhe akuza për heqje të organeve të të burgosurve. Marty përgjegjës për këtë e bënte të ashtuquajturin „ Grupin e Drenicës“ me udhëheqës Hashim Thaçin, grup i cili në veprimet e tij kishte për qëllim „spastrimet“ etnike, pasurimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Thaçi për momentin është ministër i punëve të jashtme.
Drejtësia e brishtë

Çuditërisht në sqarimin e akuzave dështoi edhe misioni i drejtësisë EULEX, i instaluar aty që nga viti 2008. EULEX-i nuk kishte as program për mbrojtjen e dëshmitarëve e as vullnet për t’i vënë në shënjestër burrat e pushtetshëm. Në vend se të merrej edhe vetë me hetimin, ai kërkonte dëshmi nga Marty. Pas kësaj BE-ja krijoi më 2011 Task Forcën Investigative Speciale nën udhëheqjen e një prokurori amerikan. Kjo forcë në verën e vitit 2014 erdhi në përfundimin se akuzat e Marty-t do të duhej të gjykoheshin nga një gjykatë speciale.
Herët ose vonë padyshim se do të vijë deri tek proceset. Kosova nuk do të mundë t’i kundërvehet vazhdimisht trysnisë. Por, çdo muaj i shtyrë deri në fillimin e veprimeve është kohë e fituar për keqbërësit, sepse vërtetimi i gjendjes faktike është i varur në masë të madhe nga deklaratat e dëshmitarëve. Dhe ata duhet të jenë të vullnetshëm dhe në gjendje që në çdo moment të dëshmojnë përfundon NZZ. /  Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar