Magji vullkanike

E publikuar: 03/04/2015 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak gjëra janë më magjepsëse, njëkohësisht edhe tmerruese, sesa një shkarkim elektrik mes llavës dhe hirit të lëshuar në qindra metra lartësi nga shpërthimi i një vullkani.

Vullkani Colima në Meksikë dha spektaklin e radhës që sillet në disa shkrepje të fotografit amator, Hernando Rivera Cervantes.

Spektakli ‘pa biletë’ për banorët lokalë erdhi me një kosto; autoritetet i paralajmëruan që të ishin gjithmonë gati për t’u zhvendosur prej zonës, për t’i paraprirë egërsimit të mëtejshëm të vullkanit. / Top Channel