Jezu Krishti organikisht kurrë nuk kishte ekzistuar dhe sigurisht figura e tij biblike është ndërtuar mbi legjenda dhe personalitete të ndryshme imagjinare. Kështu ka thënë publicisti, historiani dhe ateisti amerikan nga San Francisko, David Fitzgerald.
Fitzgerald beson se ai ka dëshmi të forta në teorinë e tij, pasi që Jezusi nuk përmendet askund në historiografinë e argumentuar shkencore në kohën kur ai supozohet të ketë jetuar, si dhe teoritë e tij përforcohen edhe më shumë kur e ke parasysh diskrepancën e madhe në lidhje me Jezusin në librin “Gospels of Mark”, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, dyshime më të mëdha për ekzistencën e Jezusit, ngrihen kur të mendosh për distancën e largët kohore kur ai ka jetuar.
Fitzgerald shkoi edhe më tej duke thënë se përveç Jezusit që nuk ka ekzistuar, nuk kanë ekzistuar as 12 apostujt e tij, dhe ka vazhduar duke thënë se ata ishin krijuar mbi idenë që besueshmëria për ekzistencën e Jezusit të dukej më e besueshme.
“Në atë kohë zotërat dhe traditat e besimit në shumë zotëra ishin ende aktuale, dhe duket se kristianët e hershëm i morën tregimit për Jezusin dhe i inkorporuan në mësimet për të”, ka than Fitzgerald.
Ai shtoi se çdo herë që dikush tenton të krijojë idenë se kush në të vërtetë ishte Jezusi, ai del si personalitet 50 apo më shumë tregimeve, duke e lënë në mëdyshje vërtetësinë shkencore mbi ekzistencën e tij ndonjëherë. /Indeksonline/