Të paktën shtatë persona janë vrarë si pasojë e një bombe në lindje të Kabulit, njoftojnë autoritetet afgane.
Din Mohammad Darwish, zëdhënës i provincës Logar, tha se sulmi ndodhi në mëngjesin e së premtes.
Darwish u hodhi fajin talibanëve për këtë sulm. Ai tha se katër gra, dy fëmijë dhe një burrë ishin në mesin e të vdekurve.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori askush, megjithatë talibanët njihen për sulme të tilla.