“Rraseni në burg hoxhën Irfan Salihu”

E publikuar: 03/04/2015 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e hoxhës së Prizrenit, Irfan Salihu se “në Kosovë nuk kishte shqiptarë, por vetëm turq në kohën e Perandorisë Osmane”, ka nxitur reagime të shumta gjithandej vendit.

Kjo deklaratë ka bërë që sot Bashkësia Islame e Kosovës ta suspendojë hoxhën në fjalë, derisa mediat serbe i kanë dhënë hapësirë deklaratës anti-shqiptare të Salihut.

Për të mos mbetur me kaq, mbështetje imamit të Prizrenit për këtë deklaratë anti-shqiptare i ka dhënë edhe Forumi i të Rinjve Mysliman.

Njëri nga aktivistët e shoqërisë civile, Dardan Islami thotë se institucionet duhet të reagojnë urgjentisht ndaj këtyre personave dhe hoxhës Irfan Salihu.

“Institucionet duhet të reagojnë urgjentisht duke ia ndalur me ligj veprimtarinë ktyne mikrobeve”, ka shkruar Islami në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/