1. Bëni pyetje për mendimet tuaja negative.
Bëni një analizë mendimeve tua negative. Ekzaminoni ato. Kuptoni çfarë janë ato, nga vijnë, dhe çfarë ndikimi kanë ato në ju.
2. Bisedoni me vetën në lidhje me to.
Disa prej mënyrave më të mira për t’i larguar mendimet është duke folur, bile me zë të lartë, qoftë me vetën apo me të tjerët. Fjalët mund të marrin një kuptim të ndryshëm dhe ju mund t’i ndryshoni mendimet tuaja menjëherë pasi që fjalët tua bëhen mendime, transmeton Lajmi.net.
3. Mos tentoni t’i bëni përshtypje të tjerëve.
Ky është edhe shkaktari më i madh i stresit në jetën tuaj. Ideja se juve ju kërkohet që t’i lëni përshtypje dikujt është shkaku kryesor për mendimet e këqija. Natyrisht, ne të gjithë dëshirojmë të jemi në qendër të vëmendjes, por në fund të ditës, do të keni punë me vetveten. Harroni urrejtësit tuaj dhe mos mendoni se çfarë mund të mendojnë të tjerët për ju.