Diçka të pazakonte kanë gjetur kirurgët në trupin e një pacienti në SHBA. Mjekët kanë zbuluar një masë të bardhë e kompakte, e cila në pamje të parë duket si një vezë gjigande. Ajo ishte formuar në barkun e 62-vjeçarit, duke e detyruar që të dilte në banjë shumë shpesh.
Kjo situatë ka zgjatur për më shumë se 20 vjet. Mjekët e kanë ekzaminuar masën e gjetur në trupin e 62-vjeçarit, duke e dërguar në laborator, por nuk gjetën ndonjë gjë të çuditshme. Për të përcaktuar qartë se për çfarë bëhej fjalë, janë bërë analiza të mëtejshme. ‘Veza”, ishte 10 cm e gjatë, 7.5 cm e gjerë dhe peshonte 220 gram.
Ajo shkaktonte presion mbi fshikëz, e cila provokonte urinimi e shpeshtë. Masa ishte formuar nga proteinat, materiale fibroze e të tjerë. Pas kirurgjisë burri nuk kishte nevojë më për të shkuar në banjë.
/gazeta-Shqip.com/