Vaginës i duhet një kujdes i duhur për të arritur një kënaqësi të madhe dhe një prej aktoreve më në zë të Hollivudit ka disa këshilla për ju.
Nëse dëshironi që të “lumturoni” vaginën tuaj atëherë bëni mirë të lexoni këto këshilla të Pamela Anderson.
Prezervativët
Përpos faktit që janë mjete që zënë vendin më të rëndësishëm, kur është fjala për mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme seksuale dhe për shtatzëninë e padëshirueshme, prezervativët gjithashtu mirëmbajnë vlerën ph të shëndetshme të vagjinës, transmeton Telegrafi.
Maska për vagjinë
Pas dushit, lyejeni me një shtresë të hollë të vajit të kokosit skajet e jashtme të vagjinës. Këtë veprim mund ta përsërisni çdoherë kur përdorni WC-në.
Vibratori
Nëse nuk keni partner, gjeni një vibrator apo ndonjë lodër të ngjashme dhe ofroni vetes kënaqësinë e merituar.
Lubrifikantët
Me rastin e marrëdhënies seksuale përdorni lubrifikantë. Mos lejoni që partneri në vend të lubrifikantit të përdorë pështymën. Seksi nuk duhet të jetë përvojë e dhembshme dhe gjithmonë mund të përdorni lubrifikant kur keni vagjinën të thatë.
Hiqni rrobat
Lejoni vagjinës suaj të marrë frymë. Kjo nuk do të thotë që do të duhej të bartni xhinse apo gardërobë tjetër pa veshur brekë kur dilni nga shtëpia, apo edhe derisa jeni në shtëpi. Pra, rrini më rehat.
Mos përdorni mjete për kujdesin intim
Shmangni mjetet për higjienën intime, mirëpo as sapunët aromatikë. Gjithashtu, mos e lani vagjinën nga “brenda”, por nga jashtë. Facoletat aromatike për higjienë intime gjithashtu mos i përdorni.
Masturbimi
Kurdo që ndieni nevojën për t’u kënaqur, mos ngurroni ta bëni atë. Me partner por edhe pa partner.
Vizitohuni te terapeuti seksual
Nëse shkoni te nutricionisti, trajneri apo psikologu, përse të mos shkoni të vizitoheni edhe te terapeuti seksual.
Një përqafim i madh
Natyrisht, edhe vagjina ka nevojë për përqafim. Përpiquni që kohë pas kohe ta përqafoni. Thjesht, lëshoni dorën mbi të për disa sekonda dhe ofroni vetes një ledhatim të lehtë.