Michelle Rodriguez është shfaqur shumë e nxehtë në premierën e filmit më të ri, “Furious 7”.
Aktorja është paraqitur me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, por që ishte më tepër i hapur se që duhej në pjesën e sipërme. Kështu Rodriguez nxori në pah një pjesë të madhe të gjoksit.
Në anën tjetër, bashkëaktorja e saj, Jordana Brewster, po ashtu tregoi pasuritë e saj, duke nxjerrë edhe ajo në pah një pjesë të gjoksit. Ajo kishte zgjedhur një fustan gjysmë-transparent, të hapur jo vetëm nga përpara por edhe nga prapa, e që zbulonte edhe gati të gjithë shpinën e saj.