Dardha është e pasur me fibra, ndaj është e shëndetshme, por edhe krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit.
Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se femrat që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë. Dardhat përmbajnë kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj.
Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, janë pastruese të zorrëve dhe japin energji. Edhe një gjë duhet ta dini për këtë pemë, kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak dhe këtë pra duhet ta keni parasysh.