Si të gatuajmë një supë me këpurdha?

E publikuar: 02/04/2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përbërësit:

    • 300 gr- 400 gr kërpudha
    • 1 qepë
    • 40 gr margarinë ose vaj
    • 40 gr miell
    • 1,2 l ujë
    • kripë, piper i zi
    • 100 ml qumësht
    • majdanoz
    • 1 kub i koncentruar perimesh

Metoda e përgatitjes:

Kërpudhat lahen ose fshihen me një pece të pastër, prehen në copa të vogla. Qepa qërohet e grihet në kub të vegjël. Gjysma e yndyrës qitët në tenxhere, qepa kaurdiset lehtë, shtohen kërpudhat dhe së bashku vazhdohen të kaurdisen për 2-3 minuta. Kërpudhave i shtohet uji e katrori i perimeve dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj ne një tigan qitet yndyra e mbetur, shtohet edhe mielli, që përzihet herë pas herë që mos të ngjitet për ene.

Mielli sa të zverdhet qitet në tenxhere, përzihet mirë dhe supa zihet edhe për 5 minuta, duke u përzier herë pas herë, derisa mielli të kompaktësohet, që mos të mbesin toptha mielli. Ndërkohë, majdanozi lahet, kullohet dhe grihet imët. Në fund të zierjes, supës i shtohen qumështi (ose ajkë e ëmbël) dhe mëlmesa sipas dëshirës. /Puhia.com/