AXOS i do mbi 50 milionë euro nga Qeveria për PTK’në

01.04.2015 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AXOS i do mbi 50 milionë euro nga Qeveria për PTK’në

Qeveria e re e Kosovës nuk është në dijeni se Fondi Investiv AXOS do t’i kërkojë 50-70 milionë euro për dështimin e procesit të privatizimit të PTK’së.

Kjo kompani kishte fituar tenderin për blerjen e PTK’së dhe kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës. Qeveria e Kosovës pritet të përballet me padinë e Fondit Investiv “AXOS”, e cila kërkon deri në 50 milionë euro për shkak të dështimit të privatizimit të PTK’së, bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.

Procesi i privatizimit ishte ndërprerë nga Qeveria dhe Kuvendi kur gjithçka po shkonte drejt përfundimit, derisa në këtë garë ishte kualifikuar AXOS si fituese e tenderit. Kishte mbetur vetëm edhe të nënshkruhej kontrata pas miratimit të raportit të Qeverisë në Kuvend.

Burime të Express kanë treguar se ndërprerja e privatizimit të PTK’së kishte ndodhur edhe për shkak që disa anëtarë të Qeverisë Thaçi II ishin të interesuar ta dështonin këtë proces. Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë aktuale nuk janë në dijeni se AXOS ka nisur procedurat ligjore ndaj Shtetit të Kosovës dhe po kërkon miliona euro si dëmshpërblim për dështimin e procesit të privatizimit.

Në fakt, AXOS s’kishte pasur mjete të gatshme për të blerë PTK’në dhe gjasat ishin që kjo kompani të dështonte të bënte pagesën e mjeteve që kërkoheshin në kohën kur ishte anuluar procesi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka asnjë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet për inicim të padisë nga Kompania ACP Axos Capital GmbH dhe nuk i komenton pretendimet e operatorëve ekonomik, prandaj ju sugjerojmë që t’i drejtoheni zëdhënësit të Qeverisë për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Si zakonisht, Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi s’ka pasur përgjigje as për këtë çështje edhe pse Express e ka pritur një javë.

Sidoqoftë, Ministria e udhëhequr nga Blerand Stavileci ka sqaruar se në kohën kur Kuvendi kishte dështuar të miratonte dhe të çonte përpara procesin e privatizimit, Kuvendi kishte dështuar të miratonte një vendim të tillë.

“Komisioni Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së, pas mungesës së kuorumit në Kuvendin e Kosovës në seancën e 26 dhjetorit 2013, nuk ka pasur bazë ligjore për shtyrje të datës përfundimtare për nënshkrimin e kontratës, e cila ishte 30 dhjetor 2013 dhe duke u bazuar në opinionin ligjor të këshilltarit të transaksionit, ka vendosur të përmbyllë procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së”.

Kur ishte marrë vendimi për ndërprerjen e privatizimit, AXOS kishte paralajmëruar padinë.

“Vendimi përfundimtar nga Qeveria qe i papritur dhe i pa arsyeshëm për të ndërprerë procesin e privatizimit. Ky veprim është krejtësisht i papranueshëm nga të gjitha standardet dhe ka pasoja të rëndësishme ligjore, komerciale, ekonomike dhe pasoja financiare” , thuhet në ACP Axos Capital, në deklaratën e tyre.

Ne do të konsiderojmë që të ndërmarrim të gjitha aksionet e nevojshme duke përfshirë të gjitha procedimet ligjore, në përputhje me ligjet ndërkombëtarisht të aplikueshme për mbrojtjen e interesit dhe të drejtave tona”, thuhej në deklaratën e lëshuar, transmeton Gazetaexpress.

AXOS ishte kualifikuar për t’i blerë 75 për qind të aksioneve të PTK’së në vlerë prej 277 milionë euro.

Zyrtarë të AXOS kanë thënë se do të kërkojnë prej 50 deri në 70 milionë euro nga Qeveria për shkak se kompania e tyre ishte dëmtuar në procesin i cili ishte në përfundim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë

Hamza prezanton programin e PDK-së: 50 për qind rritje pagash dhe pensionesh, 30 milionë euro në vit bursa për studentë

Hamza prezanton programin e PDK-së: 50 për qind rritje pagash dhe pensionesh, 30 milionë euro në vit bursa për studentë

Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova

Osmani: Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova

Kurti: Mbështetjet financiare nuk lidhen me fushatën zgjedhore, janë përgjigje ndaj inflacionit

Kurti: Mbështetjet financiare nuk lidhen me fushatën zgjedhore, janë përgjigje ndaj inflacionit

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

SHBA: Presim që plani i Qeverisë për Xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes

SHBA: Presim që plani i Qeverisë për Xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes