Ja cilët janë vitaminat që nuk duhet ti mungojnë organizmit

E publikuar: 01/04/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitaminat më të rëndësishme të organizmit që ndikojnë për një imunitet më të fortë janë A, C dhe E ose ushqime që i përmbajnë në sasi më të madhe. Këto janë vitamina që kur i kombinon me njëra tjetrën kanë dhe efektet e tyre më të shëndetshme.

Sipas eksperteve nëse ne do të dëshironim që të kishim praninë e këtyre vitaminave është e rëndësishme që të konsumojmë sallatë me karota, domate, spec dhe majdanoz, të cilës i futet marinada nga lëngu i limonit, vaji i farave të grurit, kripa dhe piperi.

Përveç sallatës, rekomandohet edhe pija ACE e cila bëhet nga 1/4 l të lëngut të freskët të shtrydhur të portokallit, 1/8 l e lëngut të karotës dhe me dy lugë të vogla me vaj të farave të grurit.
Veçanërisht efikase është kur pihet në mëngjes.

Përveç për imunitet, vitamina A është e mirë për sy dhe për rrugë të frymëmarrjes. Vitamina C mbron nga ftohja, por edhe nga stresi dhe merr pjesë në prodhimin e hormonit të lumturisë. Sa i përket vitaminës E, ajo është “primabalerinë në baletin e vitaminave”, siç e ka përshkruar mjeku vjenez Hademar Bankhofer.

Vitminat A< C dhe E kanë dhe një rëndëssi të veçantë në qarkullimin e gjakut