U kthyen 3 mijë emigrues ilegal, deri në fund të viti, priten edhe 7 mijë të tjerë

31.03.2015 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
U kthyen 3 mijë emigrues ilegal, deri në fund të viti, priten edhe 7 mijë të tjerë

E kishin lënë Kosovën me shpresën që të gjenin një jetë më të mirë në Evropë, por pas pak muajve u kthyen prapa, raporton RTK.

Fat të njëjtë kanë edhe shumë kosovarë që në mënyrë jo ligjore emigruan drejt Evropës.

Zyrtarë në departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim të MPB-së, thonë se numri i kosovarëve në tre mujorin e parë të këtij viti, është shumëfish më i madh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar .

“Shohim që ka një rritje prej 170%, çka do të thotë që numri i të ripranuarve deri tani d.m.th. janar-mars 2015 është rreth 3 mijë të ripranuar”, tha Sefadin Kuqi.

Kjo shifër është si rezultat i fluksit të fundit të azilkërkuesve kosovarë në shtetet e BE-së.

Nëse ky trend vazhdon i madh pritet të jetë edhe numri total i të riatdhesuarve këtë vit.

“Nëse e shohim që vetëm për 3 muajt e fundit ka pas një rritje 170%, do të thotë kjo do të jetë edhe rritja në përgjithësi për këtë vit. E që i bie, nëse llogarisim, për mbi 10 mijë persona”, tha ai.

Por, çfarë do të ndodh pasi të kthehen ata në Kosovë.

Departamenti për riintegrimin e personave të riatdhesuar, njofton se ata përfitojnë asistencë mjekësore sapo të hyjnë në Kosovë, transport deri në vendin e lindjes dhe ndërmjetësim për punësim.

Nga ky departament bëjnë me dije se përfitimet e tjera nuk do të ketë.

Madje theksojnë se ndihmesat janë më të vogla krahasuar me ata që e kanë lëshuar Kosovën para vitit 2010.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’