Edhe serbët kërkojnë kthimin e Listës Serbe në institucione

31.03.2015 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe serbët kërkojnë kthimin e Listës Serbe në institucione

Zyrtarë serbë, të cilët punojnë në institucionet e Kosovës, po u bëjnë thirrje përfaqësuesve të Listës Serbe të ndërpresin bojkotin dhe të kthehen në institucione.

Darko Dimitrijeviq, kryesues i Këshillit konsultativ për komunitete, pranë Zyrës së presidentes Atifete Jahjaga, thotë se Lista Serbe nuk duhet të paraqesë kushte, por të kthehet në institucione dhe të mbrojë interesat e serbëve.

“Ngrirja e punës në Qeveri e Kuvend nga serbët është ide e keqe. Ka procese që nuk mund të presin dhe nuk po realizohen, për shkak të ikjes së tyre. Lista Serbe duhet t’i kthehet sa më shpejt punës nëpër institucione dhe të kryejë detyrat e dhëna nga populli serb në zgjedhje. Edhe për votimin e Gjykatës Speciale duhet të kthehen medoemos”, tha Darko Dimitrijeviq, raporton Top Channel.

Pas mbledhjes së Këshillit konsultativ, Dimitrijeviq tha se lideri i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq nuk duhet të kërkojë nga zyra që të lejohen qytetarët serbë të shkojnë në Gjakovë, por duhet të niset ai i pari, bashkë me qytetarët.

“Që në fillim është bërë një gabim, pasi ish-ministri Jabllanoviq, në vend të deklaratave të dhëna, do të duhej të ishte në krye të kolonës së serbëve që donin të vizitonin Gjakovën. Mendoj se atë, si ministër nuk do ta kishte ndalur askush. Situata, edhe tani me kërkesat që ka Lista Serbe, është krejt e paqartë”, tha ai.

Dimitrijeviq vlerëson se vazhdimi i bojkotit të Listës Serbe nuk shkon në asnjë rast në dëm të shqiptarëve, por vetëm në dëm të serbëve të Kosovës, të cilët sipas tij kanë shpresuar se kjo partis serbe do të punojë për zhvillimin e lokaliteteve të tyre në Kosovë.

Zyrtarët e Listës Serbe kanë paralajmëruar mundësinë e rikthimit në institucionet kosovare, por ende nuk kanë saktësuar kohën e rikthimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje