Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar situatën e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
Në këtë mënyrë, Murati ka thënë se ka akoma për t’u parë, duke paralajmëruar përplasjen e Kurtit me presidentin amerikan, Joe Biden.
”Ende ka shumë për t’u parë. Pa konfrontim me Bidenin nuk shkohet në fazën e ardhshme të shpërfaqjes së egos. Sa për Kosovën, shqiptarët, jetët e çdo qytetari të këtij vendi, veriun e mos të flas për Kosovën Lindore e cila në thelb është interesi ynë jetik, nuk brengoset as një grimë fatkeqësisht. Ato janë vetëm instrumente në funksion të popullizmit dhe egos së “njëshit”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për The Guardian, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken e ka cilësuar si “shume naive”.