Jep dorëheqjen shefi i policisë shqiptare

E publikuar: 31/03/2015 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Policisë së Shtetit, ArtanDidi, paraditen e sotme ka dhënë dorëheqjen. Portali Albeu njofton se shkak për këtë vendim kanë qënë zhvillimet e fundit për çështjen “Frroku”.

Didi mësohet se është dorëhequr me motivacionin “për përgjegjësi morale mbi të gjitha ngjarjet e ndodhura”.

Para pak minutash ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Artan Didi, ka mbledhur drejtuesit më të lartë të policisë, ku u ka komunikuar atyre vendimin.

Dorëheqja e z. Didi është e parevokueshme. Ai mban këtë post prej së cilit është dorëhequr, që nga muaji tetor i vitit 2013.

Image