Faqja zyrtare e Uefa-s në artikullin e saj në raportimin e ndeshjes ka përdorur titullin Shqipëria përmbys kërcënimin Armen..
Fitorja e Shqipërisë me Armeninë në kuadrin e eleminatoreve të kampionatit Europian Francë 2016 ka gjetur hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare. Faqja zyrtare e Uefa-s në artikullin e saj në raportimin e ndeshjes ka përdorur titullin Shqipëria përmbys kërcënimin Armen duke ju referuar ecurisë së takimit ku kuqezinjtë ditën të kthejnë fitoren në krahun e tyre pas disavantazhit të golit të parë ndërsa përcjell edhe një set fotosh ilustruese nga ndeshja në Elbasan Arena. Për sa i përket rivalëve Armenë, në të përditëshmet sportive të vendit nga Kaukazi Jugor gjen vend vec raportimit për disfatën edhe deklarata e trajnerit zviceran të Armenisë, Challandes i cili shprehet se skuadra e tij e kishte shansin për të patur sukses por nuk arriti ta vriste ndeshjen me golin e dytë dhe pësoi përmbysjen.
Për Italianen Gazzetta Dello Sport padyshim që përbën interes raportimi në lidhje me italianin, pardon italo-shqiptarin de Biasi ndërsa raporton se me fitoren ndaj Armenisë rriten ambiciet dhe shpresat e Shqipërisë për një vend europian. Në Zvicër lajmi trajtohet duke ju referuar edhe trajnerit zviceran të Armenisë, Challendes që është mposhtur nga goli i futbollistit më të mirë në kampionatin zviceran, Shkëlzen Gashi, ndërkohë që fitorja Kuq e Zi ka qenë një goditje tjetër për serbët, me mediat e tyre që raportojnë se triumfi i Shqipërisë i vështirëson akoma më tepër gjërat për ekipin e Kurcic që është në prag të kapitullimit në luftën për një vend në Europian.