Prej javësh po flitej e përflitej se Gjon Karrica, i njohur si “Lugati”, po sjellë një këngë dhe videoklip kontrovers.
E, çka mund të pritet tjetër nga një artist që gjithmonë habitë si me stil, njejtë edhe me tekste e melodi.
Sot, Gjon Karrica ka lansnuar videon e këngës “Sex Toy”, një bashkëpunim mes tij dhe artistes së nxehtë braziliane me famë në Europë, Jessy Hennesy, e cila ka kënduar shqip, që është diçka vërtet e veçantë.
Muzikën e këngës e ka bërë producenti shqiptar me famë europiane Anton Nue. Ky i fundit, bashkë me Karricen kanë shkruar edhe tekstin e “Sex Toy”.
Për stilin është kujdesur Kaci. Drejtor artistik është Andrea Bressi.
Videoklipi është punuar nga “Max Production” në Tiranë.