Regjistrimet dramatike nga kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings kanë zbuluar përpjekjet e dëshpëruara të kapiteni për t’u kthyer në kabinë për të rimarrë kontrollin e fluturimit.
Në transkriptin e botuar sot nga Bild, zbulohet se Kapiteni Sondeheimer kishte kërkuar falje për vonesën që do të ndodhte për 26 minuta deri në Dusseldorf ku kishte pasur të mbërrinte aeroplani i rrëzuar.
Sipas transkriptove të nxjerra nga kutia e zezë, Kapiteni Patrick Sondheimer kishte bërtitur pilotit tjetër Andreas Lubitz: “Hape derën për hir të Zotit”.
Dondheimer kishte shkuar në toalet dhe kur ishte kthyer në kabinën e pilotit nuk kishte pasur mundësi të hynte. Anderas Lubitz nuk e kishte hapur derën dhe e kishte drejtuar aeroplanin drejt rrëzimit, shkruan DailyMail.