Gruaja që jetoi si burrë për 43 vjet

29.03.2015 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gruaja që jetoi si burrë për 43 vjet

Historia e saj ka emocionuar egjiptianët, të gjithë, edhe presidentin, i cili e ka dekoruar personalisht për guximin e treguar.

Sisa Abu Daooh ishte veshur, ishte sjellë e kishte punuar si burrë për hiç më pak se 43 vjet.

Me një qëllim të vetëm: të siguronte ushqimin për familjen e saj.

Nga frika se do të ngacmohej, ose se dikush do të ushtronte dhunë të çfarëdo forme qoftë, fshatarja tani 64 vjeçe, kishte vendosur të vishej, të sillej e të punonte si burrë. Dhe, kurrë askush nuk e ka vërejtur.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka kryer punë nga më të ndryshmet: ka bërë tulla dhe të gjitha punët e argatit të fushës. Ndërsa, kur shëndeti filloi ta tradhtojë, ajo vendosi të punojë punë më të lehtë. Ajo u specializua në lustrimin e këpucëve, shkruan gazeta “Zëri”.

Por, çfarë e shtyri atë në këtë rrugë?

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka nisi në ditën kur i vdiq bashkëshorti, në vitin e largët 1972. Në atë kohë, ajo ishte shtatzënë. Pak muaj pasi i vdiq burri, ajo solli në jetë vajzën e saj, Hudan.

Pra, humbja e bashkëshortit e shtyri atë të merrte fatin e saj në duar ndonëse kjo ishte e vështirë, duke pasur parasysh faktin se shoqëria egjiptiane e asaj kohe ishte tepër konservatore. Në këtë vend gratë e veja jetojnë nga zemërgjerësia e të tjerëve.

“I pata shkurtuar flokët. Fillova të veshja galabejën (tunika e gjatë tradicionale, e veshur nga disa egjiptianë), në koka vura çallmën dhe mbathja këpucë meshkujsh. Menjëherë fillova të kërkoja punë. Ishte shumë e vështirë për mua të gjeja punë të cilën unë si femër do ta përballoja. Kam vuajtur shumë”, ka dëshmuar Sisa Abu Daooh, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse ishte e një familjeje tepër të varfër nga rrethina e Luxorit, në jugun rural dhe të varfër të Egjiptit, Sisa nuk pranoi të jetonte e mbijetonte nga lëmosha.

“Pata vendosur që më mirë të punoja edhe punë të rënda, të prodhoja e të bartja tulla, thasë çimentoje, se të endesha rrugëve e të kërkoja lëmoshë për të siguruar ushqimin për vajzën time dhe fëmijët e saj. Për t’u mbrojtur nga meshkujt, nga shikimet e tyre të vrazhda dhe që të mos stigmatizohesha, pata vendosur të bëhem si burrë… të vishesha si ata dhe të punoja me ata në fshatrat ku askush nuk më njihte”, ka rrëfyer për televizionin “Al-Arabiya”, Sisa Abu Daooh.

Ndërsa, shtypi egjiptian ka shfrytëzuar rastin e saj për të treguar për gjendjen e femrës, për ngacmimet me të cilat përballet ajo në rrugë.

Rasti i kësaj gruaje ka mbërritur edhe në veshët e presidentit të vendit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili ka vendosur ta dekorojë personalisht. Më 22 mars, presidenti e ka nderuar me titullin “Nëna punëtore shembullore”, të nesërmen e “Festës së nënave”, një institucion në Egjipt, shkruan “Zëri”.

Sisa Abu Daooh ka shkuar në pallatin presidencial, e veshur si burrë, për të marrë nga duart e shefit të shtetit 50.000 lira egjiptiane (6.000 euro), në një vend ku paga mesatare mujore është rreth 250 euro.

A do të kërkojë lëmoshë tash, në këtë kohë, kur shkaku i moshës dhe shëndetit, nuk mund të kryejë punë të rënda? “Kurrë”, përgjigjet ajo. Sisa Abu Daooh nuk e ka ndër mend të ndalet së punuari. Betohet se do të vazhdojë të punojë me të njëjtën veshje. “Deri në vdekje”, premton ajo.

Dhe kështu edhe po vepron. Për çdo ditë, ajo shkon në stacionin e Luxorit, të punojë e të fitojë, për të ushqyer vajzën, nipat dhe dhëndrin invalid. /ZËRI/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp