Nuk dihet nëse do të ketë amendamente të tjera kushtetuese

28.03.2015 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuk dihet nëse do të ketë amendamente të tjera kushtetuese

Qeveria dhe Parlamenti i vendit ende nuk e dinë nëse përveç Gjykatës Speciale do mund të arrijnë që këtë vit të procedojë edhe ndonjë amendament tjetër kushtetues.

Zyra ligjore e kryeministrit ka konfirmuar se deri më tani e sigurte mbetet vetëm çështja e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, të cilat janë dërguar në Kuvend.

Programi legjislativ i Qeverisë për këtë vit ka paraparë që muaji qershor të jetë për amendamente të reja kushtetuese. Por, ekzekutivi dhe as legjislativi aktualisht nuk e dinë nëse përveç amendamenteve të Gjykatës Speciale, do të mund të procedojë në Kuvend edhe amendamente të tjera. Kjo të paktën jo para vjeshtës. Për më tepër ende nuk dihet se për çfarë amendamentesh bëhet fjalë.

Zyra Ligjore e kryeministrit i ka konfirmuar Radio Kosovës, se aktualisht të kryera janë vetëm amendamentet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale që janë dërguar në Kuvend.

Nga kjo Zyrë, nuk kanë konfirmuar nëse në qershor kur është planifikuar koha për amendamente kushtetuese do të mund të bëhen gati edhe ato për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ajo që është konfirmuar është se së pari nevojitet që të qartësohet pozicioni i komunitet serb në Kuvend “për shkak se miratimi i amendamenteve kushtetuese për ushtrinë kërkojnë aprovimin e dy të tretave të komuniteteve pakicë”.

Të kontaktuar as anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk kanë pasur informacione se cilat amendamente kushtetuese pritet të dërgohen në Kuvend. Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion Albulena Haxhiu gjithashtu ka thënë se mbetet konfuze çështja e amendamenteve kushtetuese.

“Programi legjislativ i këtij viti ka paraparë që në muajin qershor do të procedohen amendamente kushtetuese në Kuvend. Por, ende nuk janë dhënë detaje se për çfarë amendamentesh kushtetuese bëhet fjalë. Deri më tani është folur për amendamente kushtetuese për Gjykatën Speciale, për Forcat e Armatosura, për Asociacionin e Komunave, por edhe për institucione të tjera”, i ka thënë Haxhiu, Radio Kosovës.

Përderisa Lista Serbe ka kërkuar që të ketë amendamente edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Komisioni Evropian ka kërkuar reformë zgjedhore për të cilën gjithashtu nevojiten amendamente kushtetuese. Por asnjë këto ka gjasë të mos ndodhin jo të paktën këtë vit.

Tensionet priten të ngritën sidomos rreth amendamenteve kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës, të cilat rrezikohet të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje