Greva shtoi grumbullin e lëndëve në gjykata

28.03.2015 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Greva shtoi grumbullin e lëndëve në gjykata

Organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe ato që monitorojnë punën e gjykatave në Kosovë thonë se për 20 ditë sa ka zgjatur greva e Gjykatave Themelore të Kosovës, janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut.

Se ka pasur shkelje të drejtave të njeriut nga mosshqyrtimi dhe procedimi i lëndëve në gjykata, e pohojnë edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë për Radion Evropa e Lirë, se me rastin e kësaj greve janë paraqitur probleme të mëdha me një numër të konsiderueshëm të lëndëve të pazgjidhura.

“Në vazhdimësi kam thënë se të drejtat e qytetarëve janë shkelur në atë masë që më tutje po te vazhdohet është një absurd i madh ose një katastrofë që mund të ndodhë në përgjithësi për sistemin gjyqësor”, shprehet Enver Peci.

Por, ndryshe mendon kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

Ai thotë se si pasojë e mosreflektimit të institucioneve kompetente për përmirësimin e kushteve të gjyqtarëve, ka pasur vonesa, por jo shkelje të të drejtave të palëve.

“Ka munguar reflektimi i institucioneve të vendit në lidhje me kërkesat e gjyqtarëve. Kjo është pasojë ndoshta që ka zgjatur greva kaq sa ka zgjatur. Por, të drejtat e palëve nuk mund të themi se janë shkelur”.

“Aty ka vonesa, ka vonesa në çështje që ndoshta me disa vite trajtohen dhe nuk janë kryer, prandaj nuk mund të flasim se janë shkelur të drejtat e palëve. Ne edhe pse kemi qenë në grevë, i kemi trajtuar rastet si dhuna në familja dhe çështjet e paraburgimit”, ka sqaruar Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Gjykatësit e Gjykatave Themelore të Kosovës, për afër tri javë kishin hyrë në grevë për rritjen e pagave të tyre.

Ata kërkonin rritje të pagave për rreth 25 për qind, ose së paku zbatimin e një marrëveshjeje për pagesën e shtesës prej 200 eurosh.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, thotë se këshilli për aq kohë sa ka zgjatur greva në gjykatat e Kosovës, ka marrë ankesa nga qytetarët duke kërkuar nga ta që të mbrohen të drejtat e tyre.

“Sidomos, janë shkelur të drejtat e njeriut te personat e privuar nga liria, e këtu hyn kategoria e të paraburgosurve, sepse ata kanë pasur shumë problem t’i realizojnë vizitat. Gati për çdo vizitë është dashur të merret leje nga gjykata përkatëse, ndërkohë që gjykatat nuk kanë punuar, kështu që në një kohë të burgosurit patën paralajmëruar një grevë nëse nuk iu zgjidhet problemi”, tregon Shala.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se me gjendjen e krijuar në Gjykatat Themelore të Kosovës, nga greva e mbajtur kanë pësuar qytetarët, të cilët kanë punë në gjykata.

Musliu konsideron, po ashtu, se politika, të cilën e kanë ndjekur gjykatësit për zgjidhjen e problemeve të tyre, nuk ka qenë e duhura.

Sipas tij, si rrjedhojë e grevës së mbajtur, tash të gjithë – si në gjykata po ashtu edhe qytetarët, do të përballen me vështirësi.

“Pasojat e grevës së gjykatësve do të jenë të përmasave shumë të mëdha dhe kryesisht do të afektohen të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët edhe ashtu nuk kanë arritur t’i zgjidhin problemet brenda këtij gjyqësori, i cili ka pasur në vazhdimisht një funksionim të brishtë”.

“Por, ky fakt që për disa javë patëm grevë, e ka ngarkuar edhe më shumë kurrizin e qytetarëve, të cilët do të vazhdojnë sërish të sorollaten sallave të gjykimit për të kërkuar të drejtën e tyre nga ana e këtij sistemi gjyqësor”, thekson Musliu. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës