Sqaron Komisioni Evropian: A është Kosova shtet?

27.03.2015 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sqaron Komisioni Evropian: A është Kosova shtet?

“Bashkimi Evropian nuk e ka ndryshuar qëndrimin rreth statusit të Kosovës sa i përket njohjeve, pasi ajo i takon ekskluzivisht shteteve anëtare të organizatës”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Catherine Ray.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e djeshme të dhënë në Prishtinë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se Serbia dhe Kosova janë shtete sovrane dhe në qoftë se kjo do të thotë, se BE-ja ka ndryshuar qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, Ray deklaroi se BE-ja nuk njeh shtete, por shtetet anëtare të saj, transmeton Telegrafi.

“Mogherini dje vizitoi Kosovën, ku temë kryesore ishte dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u përtëri në muajin shkurt. Me anë të dialogut, do të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia dhe Kosova, të dyja palët janë të angazhuara në këtë dialog. Njohjen e një shteti e bëjnë anëtaret e saj”, tha Ray.

Kujtojmë se pozicioni zyrtar i BE-së rreth statusit të Kosovës është neutral, sepse pesë anëtarët e saj (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania) nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Dialogu zhvillohet në mes të dy palëve të barabarta. Dialogu zhvillohet në mes të dy vendeve të pavarura”, tha Mogerini në një debat të hapur në Prishtinë.

Përveç kësaj, ajo tha se procesi i integrimit të Kosovës në BE do të mbështetet edhe nga pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje