Misteri i avionit të rrëzuar qëllimisht

27.03.2015 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Misteri i avionit të rrëzuar qëllimisht

Një ditë pasi autoritetet franceze deklaruan se ishte bashkë-piloti i fluturimit të Germanwings, ai që e kishte çuar avionin drejt përplasjes, shumë pyetje mbesin ende pa përgjigje.

Të martën, më 24 mars, avioni ishte nisur nga Barcelona për në Dyseldorf, dhe ishte përplasur në Alpet franceze, duke lënë të vrarë të 150 personat në bord, 144 udhëtarë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit. Në mesin e tyre, më së shumti kishte gjermanë dhe spanjollë.

Dhe ndërkohë që 18 kombe mbajnë zi për qytetarët e tyre, që humbën jetën në këtë tragjedi, autoritetet gjermane kanë bastisur shtëpinë e bashkë-pilotit,Andreas Lubitz, 27 vjeçar, i cili jetonte në Dyseldorf, për të kuptuar arsyen e veprimit të tij.

Andreas Lubitz, Hamburg, 13 shtator 2009Andreas Lubitz, Hamburg, 13 shtator 2009

Raporte jo të konfirmuara zyrtarisht, flasin se ai mund të ketë vuajtur nga depresioni.

Autoritetet gjermane dhe ato franceze, thonë se nuk ka pasur asnjë shenjë që do të dëshmonte ndërlidhjen e tij me ndonjë organizatë terroriste, ndërsa ata që e kanë njohur, thonë se Lubitz asnjëherë nuk ka dhënë shenja të keqbërjes.

Të dhënat e analizuara nga një pjesë e incizimeve që janë gjetur në njërën nga kutitë e zeza, flasin se autopiloti ishte riprogramuar për të nisur rënien e shpejtë të avionit.

“Ne në Lufthansa kemi mbetur pa fjalë”, ka thënë Carsten Spohr, drejtor ekzekutiv i linjës ajrore gjermane Lufthansa, e cila në pronë ka edhe linjën Germanwings.

Britmat në avion

Kutia e Zezë e cila ka regjistruar zërat në kabinën e pilotit përmban britma rrënqethëse. Kapiteni, i cili ishte bllokuar jashtë kabinës, dëgjohet duke trokitur fuqishëm në derë dhe duke kërkuar të hyjë në kabinë.

Ndërkohë, frymëmarrja e bashkë-pilotit ishte stabile dhe e qetë, pa ndonjë shenjë të ndonjë sulmi të mundshëm në zemër apo sëmundjeje tjetër, thonë autoritetet.

Pasagjerët e frikësuar dëgjohen duke bërtitur deri në çastin e fundit të këtij fluturimi.

Kapiteni ka mbetur jashtë kabinës, pasi kishte shkuar në tualet dhe kishte kërkuar që bashkë-piloti ta marrë drejtimin e avionit.

Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, linjat ajrore janë detyruar që hyrjen në kabinën e pilotëve ta mundësojnë vetëm brenda kabinës.

Operacionet e kërkimit

Operacionet e kërkimit tash janë përqëndruar në gjetjen e kutisë së dytë të zezë, e cila gjithashtu mund të ofrojë më shumë informacione për minutat e fundit të këtij avioni.

Qeveria franceze ka kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara, FBI, të ndihmojë në hetimet rreth këtij rasti.

Familjarët e viktimave tashmë gjenden në Francë dhe po presin trupat e pajetë të të afërmve të tyre, apo atë çfarë ka mbetur prej tyre, pasi të ketë përfunduar identifikimi i mbetjeve mortore, raporton rel.

Disa mbetje janë gjetur, por shumë të tjera jo. Vendi ku është përplasur avioni është zonë e thellë malore, qasja në të cilën mund të bëhet vetëm me helikopterë.(a.v) 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA