Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 39-vjetorin e rënies. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin të parët që u vunë në ballë të rezistencës shqiptare.
“Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim”, ka shkruar Haradinaj.
“Sot, në 39-vjetorin e rënies, i kujtojmë si heronj që u shndërruan në shembullin më të mirë të dashurisë për Atdheun, në motiv për ecje përpara deri në çlirimin e Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.