Osmani kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

E publikuar: 11/01/2023 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar ish-gazetarin Enver Maloku në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka thënë se duhet të punohet për t’i gjetur autorët e vrasjes së tij.

Postimi i plotë:

Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.

Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!

Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!