Von Cramon e përshendet dërgimin e Pantiqit në arrest shtëpiak: Tani të hiqen barrikdat

E publikuar: 28/12/2022 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dërgimin në arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq.

“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, në paraburgim shtëpiak”, ka thënë euro-deputetja.

Po ashtu ajo ka kërkuar që pas këtij vendimi duhet të hiqen barrikadat.

“Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në #Veri të 🇽🇰 dhe deeskalim të plotë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i habitur me këtë vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Express